LAJMI I FUNDIT:

Martohet Besa Morina, me besa besë!

Martohet Besa Morina, me besa besë!

Këngëtarja dhe pedagogia, Besa Morina, më në fund, është ‘dorëzuar para dashurisë’ (dashuria i mund të gjitha), me fjalën besa besë

Ajo, lajmin e ka bërë të ditur martesën përmes rrjeteve sociale dhe ajo që bie nē sy është se, edhe vellon e natës më të rëndësishme të jetës, e ka zgjedhur me nota, pra në harmoni me profesionin.


Martesa, e rrëmbeu edhe Besën, e cila e realizoi besën e dhënē ndaj njeriut tē zemrës, shkruan Telegrafi.

Nuk thuhet kot se, pendohet ai që martohet, pendohet ai që nuk martohet. E gjendur ndërmjet këtyre dy dilemave, ajo e zgjodhi të dytën, prandaj i dëshirojmë lumturi martesore dhe fat e jetë të gjatë.

Besa Morina ka më shumë se njëzet vjet që merret me muzikë.

/Telegrafi/