LAJMI I FUNDIT:

Marrëveshje interesante mes Prishtinës dhe Trepçës ’89 për Rilind Namanin

Marrëveshje interesante mes Prishtinës dhe Trepçës ’89 për Rilind Namanin

Prishtina ka bërë të ditur se Rilind Namani është zyrtarisht lojtar i tyre – por me një marrëveshje tejet interesante.

Përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, klubi nga kryeqyteti njoftoi se kanë arritur marrëveshje me Trepçën ’89 për transferimin e mesfushorit, mirëpo me një kusht special.


Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë (pa ndërhryje) të Prishtinës:

Mirë se vjen Rilind Nimani

Prishtina dhe Trepça ’89 janë akorduar për transferimin me kusht të mesfushorit, Rilind Nimani i cili ishte nën kontratë edhe për dy vitet e ardhshme me Trepçën ’89. Klubi mitrovicas dhe bardhekaltrit arritën pajtim që në rast të ofertës nga jashtë vendi deri më 1 shtator, atëherë futbollisti do të jetë i lirë.

Mesfushori qendror, Rilind Nimani, 23 vjeç, i lindur më 11.09.1999 në Prishtinë, ish-futbollisti i KEK-ut dhe tre vitet e fundit në Trepça ’89, ekip me të cilin edicionin e fundit ka shënuar 3 gola dhe 3 asistime. Nimani do të jetë pjesë e Prishtinës për dy vitet e ardhshme.

“Unë në të vërtet jam i lindur dhe jam nga Prishtina, por nga forma se si jam mirëpritur dhe si kam kaluar në Mitrovicë, shumëkush ka menduar që jam nga andej, por në fakt po kthehem në ekipin e klubit të qytetit të zemrës”.

“Është nder për mua dhe krenari që do të përfaqësojë qytetin tim, vendim ku kam lindur dhe ku jam rritur. Kam emocion të veçantë, sepse unë si fëmijë, me ëndje, së bashku me shokët e mi, kam qenë pjesë e publikut nga shkallët e stadiumit duke përkrahur Prishtinën. Dhe, e kam pasur ëndërr që këtë emocion ta kem edhe si futbollist, për ta ndihmuar skuadrën drejt objektivave”.

“Duke qenë pjesë e Prishtinës e din që pritshmëria është e lartë. Ambicie personale e kam titullin, por edhe si ambicie më minimale është pjesëmarrja në Evropë”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve

"Orari është totalisht i çmendur, kjo që na bëjnë është krim" - Klopp shpërthen ndaj transmetuesve televiziv

Premier League
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Kalo në kategori