LAJMI I FUNDIT:

Marrëveshja Serbi-Rusi, ​Stano: Kjo është shenjë për qëllimin e forcimit të lidhjes së tyre

Marrëveshja Serbi-Rusi, ​Stano: Kjo është shenjë për qëllimin e forcimit të lidhjes së tyre

Pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Serbisë dhe Rusisë në fushën e politikës së jashtme, ka reaguar Bashkimi Evropian.

Peter Stano zëdhënës i BE-së, ka thënë se “po jetojmë në kohë të agresionit të kundërligjshëm, të paprovokuar dhe të pajustifikuar rus kundër një vendi sovran, Ukrainës”, transmeton Telegrafi.


“Marrëveshja për konsultime të rregullta ndërmjet ministrive të Punëve të Jashtme të Serbisë dhe Rusisë agresore, në këtë moment në këtë kohë jep një sinjal të veçantë dhe të fortë të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Rusisë, duke ngritur pyetjen serioze. Rusia po shkel seriozisht Kartën e OKB-së, të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtën ndërkombëtare humanitare, ndërsa forcat ruse po kryejnë mizori kundër popullit ukrainas”, tha Stano.

Kjo lëvizje po vjen në kohën pasi Rusia njoftoi se do të zgjidhë rrugën e përshkallëzimit dhe konfrontimit të mëtejshëm duke organizuar mobilizimin në Rusi, “referendume” të kundërligjshme në zona e pushtuara të Ukrainës nga ana e Rusisë – duke kërcënuar me përdorim të armëve të shkatërrimit në masë.

Sipas Stanos, Serbia ka aplikuar dhe po negocion për anëtarësim në BE. E vendimi i Serbisë nënkupton që vendi të përafrohet me BE-në, përfshirë edhe në aspektin e politikës së jashtme.

“Bashkimi Evropian dëshiron të llogarisë në Serbinë si një partner të besueshëm evropian për parime, vlera, siguri dhe prosperitet të përbashkët”, tha ndër tjera Stano.

Bashkimi Evropian ka qenë shumë i qartë tek të gjitha vendet anëtare dhe partnerët e saj, përfshirë vendet kandidate siç është Serbia: se nuk bëhet biznes me Rusinë dhe regjimin e Putinit nën hijen e pushtimit të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Ukrainës nga Rusia.

BE-ja i bën thirrje lidershipit në Serbisë, që të sigurojë se do të jetë pjesë e procesit të anëtarësimit, në një koherencë më të fortë midis iniciativave të politikës së jashtme dhe mbështetjes së saj për vlerat ndërkombëtare dhe pavarësinë, sovranitetin dhe integritetyin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Borrell zbulon se cilat shtete do ta njohin Palestinën këtë muaj

Borrell zbulon se cilat shtete do ta njohin Palestinën këtë muaj

Botë
Tanket izraelite rrethojnë lindjen e Rafahut të Gazës

Tanket izraelite rrethojnë lindjen e Rafahut të Gazës

Botë
SHBA-ja paralajmëron Izraelin se do t'i jap Hamasit një fitore strategjike nëse fillon ofensivën në Rafah

SHBA-ja paralajmëron Izraelin se do t'i jap Hamasit një fitore strategjike nëse fillon ofensivën në Rafah

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Dronët ukrainas mbërrijnë deri në Moskë

Avancon ushtria e Zelenskyt: Dronët ukrainas mbërrijnë deri në Moskë

Evropa
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Evropa
OKB-ja do të votojë mbi rezolutën që e

OKB-ja do të votojë mbi rezolutën që e "ringjall" ofertën e Palestinës për anëtarësim, Rusia "nën ethe" se edhe Kosova po shkon drejt asaj rruge

Botë
Kalo në kategori