LAJMI I FUNDIT:

Marrëveshja për burgjet me Kosovën, vendi nordik ka një mesazh për të dënuarit: E ardhmja juaj nuk është në Danimarkë

Marrëveshja për burgjet me Kosovën, vendi nordik ka një mesazh për të dënuarit: E ardhmja juaj nuk është në Danimarkë
FOTO: ILUSTRIM

Autoritetet shtetërore të Danimarkës, pas arritjes së marrëveshjes me autoritetet në Kosovë për marrjen me qira të disa qelive të burgjeve në Kosovë, u kanë dërguar një mesazh atyre që ia mësyjnë këtij vendi dhe të cilët shkelin ligjet atje.

Mesazhi i autoriteteve daneze ka ardhur përmes një deklarate të publikuar përmes së cilës është bërë e ditur se Ministria e Drejtësisë e Danimarkës dhe ajo për Bashkëpunim Zhvillimor kanë nënshkruar të hënën deklaratat politike për marrjen me qira të qelive të 300 burgjeve në Kosovë, përcjell Telegrafi.


“Ministri i Drejtësisë, Nick Hækkerup dhe ministri për Bashkëpunim Zhvillimor, Flemming Møller Mortensen kanë nënshkruar sot deklaratat politike në Kosovë, të cilat përfshijnë marrjen me qira të 300 burgjeve dhe një përkushtim zhvillimor në transformimin e gjelbër, të drejtat e njeriut dhe demokracinë”, është thënë në fillim të komunikatës.

Kosova i jep Danimarkës në shfrytëzim 300 qeli burgu
Lexo po ashtu Kosova i jep Danimarkës në shfrytëzim 300 qeli burgu

Sipas njoftimit, takimi u mbajt në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, ku ishin të pranishëm edhe ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Dhe lidhur me këtë marrëveshje, ministri i Drejtësisë, Nick Hækkerup, ka thënë se kjo do të jetë një marrëveshje novatore që do të krijojë hapësirë konkrete në burgjet e Danimarkës dhe do të lehtësojë presionin mbi oficerët atje.

Veç kësaj, ka shtuar ai, “në të njëjtën kohë kjo u dërgon gjithashtu një sinjal të qartë shtetasve të vendeve të treta të dënuar me dëbim: E ardhmja juaj nuk është në Danimarkë, dhe për këtë arsye nuk do të qëndroni këtu”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori