LAJMI I FUNDIT:

Kosova i jep Danimarkës në shfrytëzim 300 qeli burgu

Kosova i jep Danimarkës në shfrytëzim 300 qeli burgu

Në objektin e Qeverisë së Kosovës, është nënshkruar një letër-qëllim sipas të cilit, 300 qeli burgu të Kosovës do t’i jepen në shfrytëzim shtetit të Danimarkës.

Të pranishëm në ceremoni kanë qenë përfaqësues nga Mbretëria e Danimarkës, ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu si dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.


Ministrja Haxhiu ka thënë se Kosova është vlerësuar në aspektin e sundimit të ligjit dhe sipas saj për këtë arsye është përzgjedhur.

“Në qendrën korrektuese do të vendosen 300 të burgosur në një afat 5+5”, deklaroi shkurt Haxhiu, e cila njoftoi se detajet më të hollësishme do të jepen më vonë.

Ministri danez i Drejtësisë: Kërkuam ndihmë për të burgosurit edhe nga vende tjera, Kosova e para reagoi pozitivisht
Lexo po ashtu Ministri danez i Drejtësisë: Kërkuam ndihmë për të burgosurit edhe nga vende tjera, Kosova e para reagoi pozitivisht

Ministri i Drejtësisë i Danimarkës, Nick Hakkerup  ka thënë se nga marrëveshja do të përfitojnë të dy palët.

Ai ka përmendur mungesën e hapësirave në burgjet e Danimarkës, duke falënderuar Kosovën për mundësinë e zhvendosjes së të burgosurve.

“Sapo nënshkruam një letër qëllimi, ne e shohim si një gurthemel për marrëveshjet e ardhshme. Është një marrëveshje që do të përfitojmë të dyja palët. Shërbimi korrektues i Danimarkës është i mbingarkuar. E kemi kontaktuar para një viti qeverinë e Kosovës. Kjo marrëveshje do të zgjidh një masë të madhe me të cilat përballemi ne në vendin tone”, deklaroi Hakkerup.

Qendra Korrektuese gjendet në Fshatin Pasjak, në afërsi të qytetit të Gjilanit.

Marrëveshja është për të burgosurit me 10 vite dënim nga gjykatat në Danimarkë, në të cilën nuk përfshihen vepra të terrorizmit dhe të personave me probleme mendore.

Pas nënshkrimit pritet që marrëveshja të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës, si edhe të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare.

Ky projekt synon të lehtësojë mbipopullimin e burgjeve në Danimarkë dhe të jap mundësi që burgjet atje të zgjerohen me 326 vende gjatë periudhës kohore 2022 dhe 2025./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori