Polonia mbështet fuqishëm aspiratat EuroAtlantine të Maqedonisë dhe shpreson që marrëveshja e 2 qershorit do të mundëson rikthimin e stabilitetit politik në vend. 

Ahmeti theksoi mbështetjen e BDI-së për këtë marrëveshje kompromisi e cila do ta rikthen vendin në agjendën prioritare të paqes, integrimit në NATO dhe BE, marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore dhe ndëretnike si dhe të zhvillimit ekonomik.


Ashtu siç treguan lidership gjatë arritjes së marrëveshjes, liderët politik duhet që ta vijojnë mbështetjen drejt realizimit të suksesshëm të saj sepse këtë e presin qytetarët nga ne.

Ahmeti theksoi që perspektiva EuroAtlantike e vendit duhet të rikthehet fuqishëm me mbështetjen e të gjitha forcave politike sepse vetëm ky rrugëtim i vendit mundëson stabilitet dhe siguri të brendshme si dhe parandalon çdo skenar ogurzi për vendin dhe rajonin. /Telegrafi/