Rui Patricio mund të quhet një portier i ri i Romës, edhe pse zyrtarizimi ende mungon.

Pas shumë negociatave me agjentët e portierit, është arritur më në fund marrëveshja.

Sipas La Gazzetta dello Sport , portieri i Kombëtares portugeze ka pranuar me kënaqësi transferimin në kryeqytetin italian, ku do të punojë nën urdhrat e bashkëkombësit të tij Jose Mourinho.

33-vjeçari do të nënshkruajë një kontratë tri vjeçare me Romën, nga e cila do të fitojë 2,5 milionë euro në sezon.

Roma kishte edhe opsione tjera për portën si Matteo Gollini e Juan Musso, por në fund vendosën për përvojën e portugezit.

Reklama

Në anën tjetër negociatat mes Romës dhe Wolverhampton janë drejt fundit pasi janë afër marrëveshjes.

Gjithnjë sipas mediave në Itali, Roma do të paguajë gjashtë milionë euro te Wolves për transferimin e portugezit. /Telegrafi/

Reklama