LAJMI I FUNDIT:

Marrëveshja 200 milionëshe me MCC-në, Kurti: Ditë historike për Kosovën

Marrëveshja 200 milionëshe me MCC-në, Kurti: Ditë historike për Kosovën

Është mbajtur ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes për Programin Kompakt, në vlerë të përgjithshme prej 236.7 milionë dollarësh, ndërmjet Kosovës dhe MCC-së në Uashington.

Nënshkrimi është bërë në një ceremoni të organizuar në Kongresin amerikan, nga Alice P. Albright, shefe ekzekutive e MCC-së dhe Artane Rizvanolli, ministre e Ekonomisë, teksa të pranishëm kanë qenë edhe presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në njërën nga departmamentet e Kongresit amerikan ku ka filluar ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes së Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit dhe Kosovës për projektin Kompakt për energji, ka thënë se kjo ditë është historike për Kosovën me qëllime të përbashkëta për të një ardhme të përbashkët.

Nënshkruhet marrëveshja me MCC-në që i sjell Kosovës 202 milionë dollarë
Lexo po ashtu Nënshkruhet marrëveshja me MCC-në që i sjell Kosovës 202 milionë dollarë

“Kjo është një ditë historike për Kosovën në kuptimin e së ardhmes për një energji të pastër. Ky është një prej investimeve më të mëdha për vendin tonë. Ky bashkëpunim e vë Kosovën para zgjidhjeve inovative për energjinë. Kemi punuar bashkë për të siguruar stabilizim me energji”.

Ai për marrëveshjen me MCC-në, ka thënë se është punuar së bashku me ShBA-të në mënyrë praktike që sigurimi i energjisë të shkojë drejt burimeve potenciale.

“Nënshkrimi i kësaj marrëveshje vjen ne një moment të rëndësishëm për vendin tonë. Në fund të këtij viti do të lëshojmë ankandin e parë për prodhimin e energjisë solare. Jemi duke punuar për të garantuar për furnizim me energji për të gjithë”, deklaroi Kurti.

Kreu i Qeverisë së Kosovës ka thënë ky program kompakti është esencial për të siguruar furnizim të energjisë të përballueshëm për të gjithë.

Kjo marrëveshje sipas Kurtit është festa e një pune të pashoq të dy shteteve.

“Ekonomia jonë është energjia. Për këtë arsye jemi falënderues ndaj SHBA-së. Ne nuk jemi të bashkuar vetëm në interesa por edhe në vlera të përbashkëta”.

“Jemi këtu në këtë ceremoni speciale duke falënderuar lidershipin e znj Albrghiht dhe minstres Rizvanolli. Kjo marrëveshje do t’i prezantohet edhe Kuvendit për ratifikim. Fatkeqësisht nuk do të jemi prezent kur edhe opozita do ta mbështesë këtë marrëveshje. Nuk jemi të bashkuar vetëm në interes por edhe në vlera e kjo e bën lidhjen tonë edhe më të fortë“, ka theksuar tutje Kurti./Telegrafi/