LAJMI I FUNDIT:

Marquinhos: Lojtarët duan që Mbappe të qëndrojë te PSG

Marquinhos: Lojtarët duan që Mbappe të qëndrojë te PSG

Mbrojtësi i Paris Saint-Germain, Marquinhos ka thënë se lojtarët do të jenë të lumtur nëse Kylian Mbappe qëndron.

Sulmuesi francez është gati të hyjë në 12 muajt e fundit të kontratës dhe kërkohet nga Real Madridi.


Largimi i Mbappes nga PSG duket i pashmangshëm pasi lojtari ka refuzuar ta rinovojë kontratën dhe parisienët nuk duan ta lejojnë largimin si lojtar i lirë vitin tjetër.

“Bordi është informuar për vendimin tim”, Mbappe konfirmon largimin nga PSG
Lexo po ashtu “Bordi është informuar për vendimin tim”, Mbappe konfirmon largimin nga PSG

Përveç kësaj, bashkëlojtarët e tij nuk duan që Mbappe të largohet, duke krijuar një situatë të pafavorshme për lojtarin.

“Nëse ai dëshiron të qëndrojë, ne duam që ai të qëndrojë gjithashtu”, ka thënë fillimisht Marquinhos për RMC.

“Ai është një gjeni, një talent i pastër, një lider për PSG-në dhe është shumë i rëndësishëm për ne”.

“Çdo verë ne flasim shumë për të, por ai është një lojtar i PSG-së dhe ai dëshiron të qëndrojë. Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Ne lojtarët duam ai të qëndrojë”.

Mbappe konfirmon letrën dërguar PSG-së, tregon planin e tij për sezonin e ri
Lexo po ashtu Mbappe konfirmon letrën dërguar PSG-së, tregon planin e tij për sezonin e ri

“Është shumë e rëndësishme që ai të qëndrojë sepse ne kemi ambicie. Unë e shoh atë të lumtur. Statistikat e tij, golat, paraqitjet e tij në fushë e dëshmojnë këtë”.

“Ai është një lojtar që bën shumë gjëra në PSG dhe që është i rëndësishëm për këtë ekip”, përfundoi njeri nga kapitenët e PSG-së. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Kalo në kategori