LAJMI I FUNDIT:

Marmarinos publikon listën e gjerë të Kosovës për ndeshjen ndaj Danimarkës

Marmarinos publikon listën e gjerë të Kosovës për ndeshjen ndaj Danimarkës
(Foto: basketbolli.com)

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës A, Christos Marmarinos, në konsultim me shtabin teknik ka shpallur listën e gjerë të basketbollistëve për ndeshjen e qershorit ndaj Danimarkës në kuadër të parakualifikimeve për FIBA Eurobasket 2025.

Në listën e gjerë janë ftuar 14 basketbollistë, të cilët do të mbikëqyren dhe më pas do të shpallet lista përfundimtare. Stërvitjen e parë basketbollistët e zhvillojnë të premten (17.06.2022) nga ora 18:00 në palestrën sportive të Kolegjit “ISP” në Marigona Residence.


Sa i përket të ftuarve, për herë të parë te Kosova A janë ftuar basketbollistët Etnik Peci dhe Ardit Pepaj.

“Dardanët” e zhvillojnë ndeshjen me Danimarkën më 30 qershor në kuadër. Kosova është në grup me Danimarkën dhe Norvegjinë ku renditet e dyta me tre pikë të grumbulluara, aq sa ka edhe Norvegjia në vendin e parë.

Numri i Kombëtareve pjesëmarrëse në parakualifikime të FIBA Eurobasket 2025 është 10, ku një grup përbehet nga 4 kombëtare, kurse dy grupe tjera me nga 3 kombëtare.

Katër skuadra, tri fituesit e grupeve, dhe një kombëtare e cila është e renditur në pozitën e dytë më së miri do të kualifikohen për raundin e dyte para-kualifikues. Raundi i dytë do të mbahet midis gusht 2022, nëntor 2022 dhe shkurt 2023.

(Foto: basketbolli.com)

Lista e gjerë:

Valon Bunjaku

Amin Hot

Etnik Peci

Dardan Berisha

Mikaile Tmusic

Altin Morina

Meriton Ismaili

Ardit Pepaj

Drilon Hajrizi

Muhamedali Janjeva

Rron Ukaj

Samir Zekiqi

Gezim Morina

Fisnik Rugova

Në trend Sport

Më shumë
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

La Liga
Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Bundesliga
Ten Hag është favorit për një punë të madhe nëse Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Ten Hag është favorit për një punë të madhe nëse Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Ndërkombëtare
Barcelona është gati ta testojë Liverpoolin me një ofertë për yllin e skuadrës

Barcelona është gati ta testojë Liverpoolin me një ofertë për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori