LAJMI I FUNDIT:

Marmarinos: Duam të bëjmë më të mirën përballë Norvegjisë

Marmarinos: Duam të bëjmë më të mirën përballë Norvegjisë

Përzgjedhësi i Kosovës, Christos Marmarinos ka folur për rrjedhën e përgatitjeve, teksa ka theksuar se ekipi dëshiron të bëjë më të mirën.

Basketbollistët e Kosovës po vazhdojnë përgatitjet për duelin me Norvegjinë.


Kjo është një sfidë shumë e rëndësishme për Dardanët. Atmosfera në kampin e Kosovës është shumë e mirë, kurse lojtarë po japin maksimumin për të qenë sa më të gatshëm për sfidën ndaj norvegjezëve.

Kosova publikon listën për ndeshjen me Norvegjinë
Lexo po ashtu Kosova publikon listën për ndeshjen me Norvegjinë

Përzgjedhësi i Kosovës, Christos Marmarinos ka folur për rrjedhën e përgatitjeve. “Përgatitjet deri më tani kanë shkuar shumë mirë. Fatmirësisht nuk kemi lëndime dhe po përgatitemi maksimalisht për të qenë të gatshëm për këtë ndeshje. E dimë se si ishte sfida e parë, andaj nuk duhet të bëjmë gabimet e njëjta”, është shprehur Marmarinos për faqen zyrtare të FBK-së.

Takimin e parë e fitoi Norvegjia me rezultat 86:77. “Për në është shumë i rëndësishëm ky takim. Është vendimtar. Jemi munduar të përgatitemi siç duhet për këtë sfidë dhe shpresoj të fitojmë. Ajo që mund të them është se do të japim më të mirë tonë, duke shpresuar në rezultat pozitiv”, shtoi tutje përzgjedhësi i Kosovës.

Disa nga statistikat e parakualifikimeve për ‘Eurobasket 2025’
Lexo po ashtu Disa nga statistikat e parakualifikimeve për ‘Eurobasket 2025’

Ai flet edhe për gjasat e Kosovës në Grupin C të rrethit të parë parakualifikues për Eurobasket 2025. “Kemi një fitore e një humbje, duke shpresuar se do të regjistrojmë fitoren e radhës. Ne do të marrim ndeshjet një nga një. Sigurisht se synojmë të avancojmë në rrethin e radhës. Besoj se me përkrahjen e tifozëve mund t’ia dalim”, theksoi Marmarinos.

Në Grupin C, Kosova, Danimarka dhe Norvegjia kanë nga një fitore dhe një humbje. Dardanët kanë një fitore (ndaj Danimarkës 78:73) dhe një humbje (nga Norvegjia 86:77). Vendi i parë kualifikohet tutje dhe vendi i dytë më i mirë nga tri grupet parakualifikuese.

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori