LAJMI I FUNDIT:

Marka e Kim Kardashianit po paditet për ‘zbulim të paautorizuar të sekreteve të biznesit’

Marka e Kim Kardashianit po paditet për ‘zbulim të paautorizuar të sekreteve të biznesit’
Kim Kardashian (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

Linja e kozmetikës së Kim Kardashian, “KKW Beauty” është duke u paditur nga kompania e zhvillimit të markës Seed Beauty mbi rrezikimin e supozuar të ‘sekreteve të tyre tregtare’.

Në një seri dokumentesh të siguruara nga TMZ të premten, Seed Beauty i kërkoi një gjykatësi për “një urdhër të bllokimit të ‘KKW Beauty’ nga zbulimi i sekreteve të saj tregtare dhe praktikave të biznesit” tek gjigandi tjetër i kozmetikës ‘Coty’.


Seed Beauty pretendoi se ata duruan një kërcënim të ngjashëm në vitin 2016 me kompaninë e vjetër të prindërve të Kylie Jenner, “King Kylie”, e cila përfundimisht u ble nga Coty në vitin 2019.

KKW Beauty (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

Coty hyri në një ‘partneritet strategjik afatgjatë’ me ‘Kylie Cosmetics’ që u dha atyre 51 për qind të kompanisë dhe u kushtoi rreth 600 milionë, thuhet sipas Forbes.

Në kohën e marrëveshjes Coty, Seed Beauty dyshohet se ‘paralajmëroi Kylie të mos zbulonte sekretet tregtare’, por nuk iu dha asnjë siguri konkrete për sigurinë e modelit të tyre të personalizuar të biznesit nga Kylie ose ekipi i saj.

Coty është marka gjigante e cila fshihet prapa aromave të markave të mëdha, të tilla si: “Covergirl”, “Sally Hansen”, dhe “Gucci”.

Kim Kardashian (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

Seed Beauty pretendoi se nëse Coty përfundimisht fiton gjyqin ndaj “KKW Beauty”, ‘inteli i tyre i çmuar’ do të vihet në një rrezik edhe më të madh për t’u zbuluar.

Seed Beauty gjithashtu theksoi në dokumentet e tyre ligjore se ata filluan të punojnë me markën e Kardashian ‘rreth një vit’ pasi filluan partneritetin e tyre me ‘Kylie Cosmetics’.

Sipas faqes zyrtare të Seed Beauty, ata e përshkruajnë veten si “destinacionin kryesor për përshpejtimin dhe shkallëzimin në industrinë e bukurive”.

Kim Kardashian (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

Ato janë ndërtuar duke pasur një ‘kombinim unik të depërtimit dhe largpamësisë në peizazhin e bukurisë’.

Seed Beauty gjithashtu përfaqëson një mori markash të pavarur kozmetike, duke përfshirë: “Colourpop”, “Fourth Ray Beauty”, dhe markën e bukurisë së blogurës së famshme të YouTube-t, Tati Westbrook, të quajtur “Tati Beauty”. /Telegrafi/

Kim Kardashian (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Magazina
Ish-presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovic merr vëmendjen me çantën 3000 euroshe të

Ish-presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovic merr vëmendjen me çantën 3000 euroshe të "Louis Vuitton" në një event

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori