eksperti-banner

Marina Vjolla ka shfrytëzuar rrjetin social Instagram për t’ua uruar ditëlindjen mbesave të saj.

Kledisa dhe Klevisa që janë motra binjake, janë mbesa të bukuroshes shqiptare të ekranit, shkruan Telegrafi.


Dhe, ato po festojnë ditëlindjen të cilën e ka uruar shumë emocionalisht Marina.

Ajo ka publikuar foto të tyre tash që janë rritur dhe ku duken vërtet atraktive, teksa shoqërohet me një foto tjetër nga fëmijëria e tyre e hershme.

“Bebet e mia të vogla u rritën shumë shpejt. Gëzuar ditëlindjen zemrat e mia. Love u pafund”, u shpreh Marina në foton e publikuar.

Bukuroshja vazhdon të jetë e lumtur me hip hop superyllin Getoar Selimin. /Telegrafi/