LAJMI I FUNDIT:

Marin Ljubicic, ‘vrasësi’ kroat që ka thyer rekordet e Haaland

Marin Ljubicic, ‘vrasësi’ kroat që ka thyer rekordet e Haaland

Fama e Erling Braut Haaland filloi t’i kalonte kufijtë kur, sapo filloi sezoni 2019-20, kur ai shënoi gjashtë gola në katër ndeshjet e para të Bundesligës së Austrisë.

Një rekord që u thye nga Marin Ljubicic (i lindur në Split, më 28 shkurt 2002).


‘9-shi’ i LASK Linz, lojtar i Kroacisë U21, ka shënuar gjashtë gola në tre ndeshjet e para në kampionat. Një moment historik që në Austri ishte arritur vetëm nga Tibor Nylasi (Austri Vjenë/1983) dhe Oliver Bierhoff (Austri Salzburg/1990).

Shifrat e Ljubicic sa i përket golave shkojnë deri në nëntë, po të shtojmë edhe het-trikun që ka arritur në Kupën e Austrisë ndaj Schaz në fitoren 9-1.

Ai shënoi ‘poker’ në vetëm 60 minuta kundër Wolfsbergerit në fitoren 5-1. “Kurrë nuk kisha shënuar katër gola në një ndeshje…edhe pse është e vërtetë që jam profesionist për një kohë të shkurtër”, ka thënë ai.

Klubi i tij i ri tashmë po fërkon duart për një transferim të ardhshëm, pasi ai është marr shumë lirë.

Ljubicic erdhi si huazim nga Hajduk Split, por LASK Linz ka një klauzolë blerjeje prej ‘vetëm’ 2.4 milionë euro . “Disa klube austriake dhe të huaja e kishin në axhendën e tyre… por ne arritëm ta bindim të vinte,” mburret drejtori sportiv Radovan Vujanovic.

Ai shënoi në debutimin e tij në kampionat me Hajdukun

Në Hajduk ai kishte filluar të linte gjurmë: ai shënoi nëntë gola në 44 ndeshje.

Në Ligën Kroate ai bëri debutimin e tij me Paolo Tramezzani, si trajner, që tani drejton Sionin. Ljubicic, i cili në atë kohë ishte 19 vjeç e 20 ditë, erdhi nga bankina dhe shënoi golin që vendosi ‘derbin dalmat’ kundër Sibenikut (1-0).

“Është një ndjenjë e pabesueshme. Gjithë jetën kisha ëndërruar debutimin me Hajdukun”, kishte thënë ai.

“Ai është i mirë në gjithçka”

Për Marinin sheh vetëm lavdërimi në ditët e fundit në mediat austriake. ish-reprezentuesi austriak Marc Janko, ka folur më fjalë të mëdha për kroatin e ri.

“Ai është një sulmues zone. Ai ka instinktin për të shënuar dhe për më tepër, ai shoqërohet mirë. Ai është i mirë në çdo gjë”, ka thënë Janko.

Trajneri i tij te LASK Linz, Dietmar Kuhbauer, është më i kënaqur me nënshkrimin e kroatit.

“Ai ka shënuar gjashtë gola në kampionat… dhe nuk do të më shqetësonte nëse do të vazhdonte kështu”.

View this post on Instagram

A post shared by LASK (@laskofficial)

Megjithatë, ish-lojtar i Real Sociedad, dëshiron që ai të qëndrojë me këmbët në tokë. “Pas çdo seance stërvitore më pyet se çfarë mund të përmirësojë. Ai ka një predispozitë të madhe” , thekson ai.

“Unë mund të përmirësohem ende”

Ndërkohë Ljubicic është ambicioz. Ai është i bindur se do të arrijë të shënojë 20 gola në kampionat dhe të përfundojë në ‘3 më të mirët’ dhe të fitojë Kupën”.

“Unë mund të përmirësohem në të gjitha aspektet: goditjen me kokë, punën time me këmbë, fuqinë time të vrapimit… Nëse mund t’ia bëj, synimet do të arrihen”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Ndërkombëtare
Jo vetëm Sevilla, një tjetër klub i njohur i La Ligës dëshiron huazimin e Arda Gulerit, por Real Madridi ka një kusht

Jo vetëm Sevilla, një tjetër klub i njohur i La Ligës dëshiron huazimin e Arda Gulerit, por Real Madridi ka një kusht

La Liga
Mbrëmja e madhe e boksit në Munchen: Përfundojnë matjet zyrtare të Jurgen Uldedajt dhe Shefat Isufit

Mbrëmja e madhe e boksit në Munchen: Përfundojnë matjet zyrtare të Jurgen Uldedajt dhe Shefat Isufit

Boks
Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Premier League
Kalo në kategori