LAJMI I FUNDIT:

Mariçiq: “Peshqit e mëdhenj” do të përballen me përgjegjësi

Mariçiq: “Peshqit e mëdhenj” do të përballen me përgjegjësi

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq në pjesëmarrjen e djeshme në emisionin “Top Tema” në televizionin “Telma” ka paralajmëruar sistem efikas të drejtësisë ku siç tha “peshqit e mëdhenj do të përballen me përgjegjësinë dhe ligjin”.

Ai theksoi se nuk do të ketë revizion të të gjitha lëndëve të cilët kanë gabime. Qëllimi, tha ai, është të rritet niveli i rregullsisë dhe llogaridhënies në sjelljen e vendimeve gjyqësore, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Në rastet e korrupsionit të lartë kemi dallime të dukshme në raste të caktuara. Megjithatë kishim raste të korrupsionit të lartë të cilat janë zgjidhur në mënyrë ekspresë, por kemi edhe raste që nuk janë zgjidhur ende dhe zvarriten për një kohë të gjatë. Si ministër i Drejtësisë këtu shoh interesin qytetar apo interesin e qytetarëve për të pasur sistem efikas të drejtësisë i cili do të mbjell besim, veçanërisht në rastet e korrupsionit të lartë”, tha Mariçiq.

Sipas tij, vetë fakti që ka aktgjykime që ngrenë dyshime, paraqet problem.

Konsideron se nevojitet transparencë më e madhe e gjykatave dhe prokurorive publike, por edhe sistem ku Këshilli gjyqësor pa anulime do të ketë hapësirë t’i kontrollojë të gjitha ato raste që me vite qëndrojnë diku qëllimisht apo rastësisht nuk veprohet në ta.

“Besoj se do të jemi në gjendje të vendosim një standard të ri, një nivel tjetër të përgjegjësisë nga ajo që kemi deri më tani. Këtë nuk mund ta bëjmë pa gjykatësit dhe prokurorët”, tha Mariçiq.

Ai ka paralajmëruar edhe ndryshime në Ligjin për procedurën penale ku shfaqi shpresën se do të miratohen, sepse bëhet fjalë për ligj për të cilin nevojitet shumicë prej dy të tretave./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori