LAJMI I FUNDIT:

Mariçiq: Me “Ballkanin e Hapur” shihet dhe shijohet tregu i përbashkët rajonal!

Mariçiq: Me “Ballkanin e Hapur” shihet dhe shijohet tregu i përbashkët rajonal!

“Integrimi rajonal i tregut të punës: Sfidat dhe mundësitë e nismës “Ballkani i Hapur” dhe aderimi në BE” ka qenë tema e konferencës organizuar nga Instituti për hulumtime politike dhe ekonomike “Fajnens Tink”.

Me nismën “Ballkani i Hapur” intensifikojmë bashkëpunimin rajonal – ka deklaruar zv. kryeministri Bojan Mariçiq. Sipas tij “Ballkani i Hapur”, mundëson që praktikisht të shihet e të shijohet tregu i përbashkët, i bazuar në rregulla dhe procedura evropiane.


“Ballkani i Hapur” është përshpejtuesi i integrimit tonë evropian, një hyrje e shkëlqyer për integrimin e ekonomisë së RMV-së në tregun e brendshëm evropian. Të theksojmë sërish, “Ballkani i Hapur” është në funksion të BE-së, e jo zëvendësim për BE-në”, tha Bojan Mariçiq.

Sipa zv. ministrit për Financa të Shqipërisë, Endrit Yzeiraj, rajoni i Ballkanit Perëndimor përballet me sfida dhe potenciale të njëjta.

“Në Shqipëri, por edhe në rajon, ekziston nevoja që të rritet produktiviteti, të përmirësohen llojet e bizneseve që janë tërheqëse për rajonin që të jemi më konkurrent dhe më të kapshëm për njerëzit”, tha Endrit Yzeiraj.

Mihajlo Gajiq nga instituti serb “Libek” theksoi se sikurse RMV-ja edhe Serbia përballet me problemet e mungesës së fuqisë punëtore.

“Kemi shumë të huaj që vijnë punojnë në Serbi, kryesisht nga vende si Kuba, Bangladeshi, Taxhikistani dhe India. Ne duhet ta diskutojmë këtë çështje, për rikthimin e mundshëm të integrimit të kapaciteteve të vendeve që janë të kyçur në proces”, tha Mihajlo Gajiq.

Zv/Kryeministri, Bojan Mariçiq, gjithashtu ka theksuar se prioritet i Qeverisë së RMV-së është edhe rritja e pagave, që sipas tij, do të ketë një rol të madh për të mbajtur të rinjtë e kualifikuar në vend, veçanërisht kur gjatë verës qytetarët e vendeve të “Ballkanit të Hapur” do të kenë qasje të lirë në tregun e punës në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Serbi./KlanMacedonia/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori