Marchisio: Do ta kemi vështirë ndaj Lazios

Bianconerët fillimisht do ta presin skuadrën nga kryeqyteti më 18 prill në kuadër të Serie A, para se dy skuadrat përballen në finalen e Coppa Italia, që është caktuar të zhvillohet më 7 qershor.
“Në ndeshjen e parë që luajtëm ndaj tyre [3-0 në nëntor], Lazio nuk ishte i fuqishëm sa është tash”, ka thënë Marchisio, transmeton Telegrafi.
“Ata janë ekip që kanë kualitete të shkëlqyeshme individuale dhe kolektive, dhe ata kanë një trajner të shkëlqyeshëm në Piolin, që ka filluar vitin me kritika, por që ka dëshmuar vlerat e tij”.
“Andaj, nuk do të jetë ndeshje të lehta, dhe ne do të duhet të jemi të kujdesshëm”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
09/04/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate













































