LAJMI I FUNDIT:

Marashi: Bizneseve italiane po iu rikthehet besimi për të investuar në Kosovë

Marashi: Bizneseve italiane po iu rikthehet besimi për të investuar në Kosovë

Kryetari i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Itali, Vat Marashi, deklaron se bizneseve italiane dhe atyre shqiptare që veprojnë në këtë vend po u rikthehet besimi që të investojnë në Kosovë.

Ai thotë se nga takimet që ka pasur me zyrtarë të Qeverisë së Kosovës dhe me ata të Italisë, është krijuar një përshtypje pozitive që të investohet në Kosovë.


Marashi që me një numër të bizneseve nga Italia ditë më parë ka marrë pjesë në Forumin e Bashkë-Investimeve dhe Rrjetëzimit mbajtur në Prizren, thotë se biznese të ndryshme kanë shprehur dëshirën për të investuar në Kosovë.

“Natyrisht që ky është në proces të përmirësimit, kjo ngihet si problem nga shumë drejtime, por përpjekjet e Qeverisë së Kosovës për të përmirësuar paketën ligjore me dhënë ligjërisht sigurinë e investitorit dhe me e lehtësua kushtet, deri edhe favorizua kushtet lidhur me diasporën dhe bizneset. Kjo e ka bërë edhe më tërheqëse biznesmenin e huaj që vije me ne, sepse ne ia shpjegojmë, ata e kanë marrë shumë pozitive kushtet lehtësuese duke përfshirë taksën, garancinë, duke përfshirë të paktën premtimin po edhe realisht po shohim heqja e burokracisë, përshpejtimi i procesit të formimit të grupeve të kompanive është anë shumë pozitive. Sigurisht ky proces nuk është i përfunduar, është në vazhdim e sipër, për përmirësime ka vend gjithmonë”, deklaron ai në një intervistë për KosovaPress.

Ai flet edhe për sfidat që i shohin bizneset për të ardhur dhe për të investuar në Kosovë.

“Problemi më i madh është besimi, do të thotë se derisa të krijohet besimi pikërisht me këta hapa, se kur ne i sqarojmë dhe e gjejnë fjalën e saktë, do të thotë garantohet se ne ua kemi treguar rrugën ashtu sic është. Kur fitohet besimi të tjerat kalohen, ato pengesat burokratike si kanë qenë ose ndonjë pengesë e supozojmë ndonjë zyrtari që është burokrat, ndoshta edhe i korruptuar, këto detyrimisht ekzistojnë jo vetëm në Kosovë e Shqipëri, po edhe në Itali dhe në vendet tjera. Por, unë e shoh pengesë më të vogël sesa vet besimin tonë si shqiptar dhe besimin e të huajve ose shqiptaro-italianëve dhe të vendeve për të ardhur. Kur e fiton njeriu besimin dhe merr energji pozitive natyrisht rruga përmirësohet”, thotë ai.

Deklaron se të rinjtë e Kosovës po tregohen shumë inovativ, për çka thotë se e ardhmja e tyre mund të jetë shumë e suksesshme.

Marashi flet edhe për mundësinë që bizneset e Kosovës të eksportojnë produktet e tyre në Itali, për çka tha se prodhimet e Kosovës janë shumë cilësore.

“Absolutisht janë të nivelit shumë të mirë, sepse e thash janë cilësi edhe të natyrores këtu dhe puna e mirë. Kështu që, mundësia, perspektiva është absolutisht e ndritur. Prodhimet kosovare e kanë tregun e hapur, duhet faktori njëri për të cilin po punojmë bashkërisht”, potencon ai. /KP/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Bankimi islam në Kosovë pa kamatë, por jo pa fitim

Bankimi islam në Kosovë pa kamatë, por jo pa fitim

Ekonomi
Kompania e njohur e dyqaneve ushqimore “Lidl

Kompania e njohur e dyqaneve ushqimore “Lidl", pritet të investojë në Kosovë - Qeveria ia propozon tri lokacione strategjike

Ekonomi
Kalo në kategori