LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia zë vendin e parë në rajon për konkurencë

Maqedonia zë vendin e parë në rajon për konkurencë

Sipas raportit ”Konkurenca në Evropën Juglindore – politikat dhe perspektivat 2016”, Maqedonia është lidere e rajonit për konkurencë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ky raport është i përgatitur nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OBEZH) dhe përfshin analizë cilësore dhe sasiore të 15 reformave kyçe për rritjen e konkurencës në Shqipëri, Bosnjë e Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni, Serbi dhe Mal të zi.


Prezantimi i këtij raporti është bërë sot në Maqedoni, një muaj pas publikimit zyrtar të saj, ndërkaq me këtë rast, Vlladimir Peshevski tha se kjo tregon që Maqedonia ka zbatuar politika të duhura dhe se Qeveria do të vazhdojë zbatimin e politikave të këtilla, duke theksuar planin akcional 2016-2022, me të cilin duhet të zhvillohen masat për përmirësimin e konkurencës.

Kreytari i OBEZH-it, Alan Paiq, tha se përmirësimet e fundit në sferën e inovacionit janë mjaft frymëzuese, duke shtuar se duhet të ketë përmarim në sferën e arsimit që do të çojnë drejt mësimit dhe praktikës së duhur për nevojat e biznesit./Telegrafi/