LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia zbaton flet-arrestin e Serbisë, arreston Gafur Dugollin (Video)

Maqedonia zbaton flet-arrestin e Serbisë, arreston Gafur Dugollin (Video)

Njoftimin për arrestimin e Dugollit e ka dhënë Ministria e Drejtësisë së Kosovës duke sqaruar se lajmin për arrestimin e Gafurr Dugollit e ka marrë Ambasada e Kosovës në Maqedoni ku thuhet ky arrestim është bërë “sipas kërkesës sё autoriteteve Serbe për dyshimin qё tё ketë kryer veprën penale ‘Krime Lufte’ nё territorin e Republikës sё Kosovës”, njofton Alsat M.

Gafurr Dugolli është vëllai i Bujar Dugollit, dekan i Fakultetit Filozofik, i cili ka thënë se është për t’u befasuar për të keq nga Maqedonia sesi ajo ende vazhdon të zbatojë urdhrat nga Serbia që kanë të bëjnë me të ashtuquajtura “krimet e UÇK-së në Kosovë”.


“Për ne si familje ky lajm është i tmerrshëm dhe është befasi e keqe sepse vjen nga një shtet si Maqedonia me të cilin Kosova ka raportet e përcaktuara tashmë. Është për të ardhur keq sesi Maqedonia zbaton fletarrestet e Serbisë dhe sesi institucionet e Kosovës nuk bëjnë asgjë për të mbrojtur zyrtarët e vet shtetëror dhe ish ushtarët e UÇK-së”, ka thënë Dugolli.

Ministria e Drejtësisë, përkatësisht ministri Hajredin Kuçi nëpërmjet një komunikate ka shprehur se ushtrimi i juridiksionit nga njё gjykatë serbe për krime që pretendohet tё janë kryer nё territorin e Republikës sё Kosovës, pikërisht dhe vetëm për shkak se ato janë kryer nё këtë territor, i konsideron si shkelje tё rëndë tё parimeve themelore tё sё drejtës ndërkombëtare.

Gjithashtu nё letrёn e ministrit Kuçi apelohet tek Qeveria Maqedonase qё rreptësishtë tё refuzoj çdo kërkesë pёr ekstradimin e z. Dugolli nё Serbi”.

Bujar Dugolli ka ka treguar se i vëllai – ish ushtar i UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së që tashmë punon në Ministrinë e Forcës së Sigurisë – ka qenë duke shkuar në Maqedoni, për t’u pajisur me vizë amerikane.

“Për Gafurrin fletarrest nga Serbia ka pasur edhe në vitin 2010 por kemi menduar se është hequr, por tashmë autoritetet e Maqedonisë kanë thënë se këto fletarreste janë përditësuar prandaj ai është arrestuar. Por këto fletarreste janë të paligjshme dhe shteti i Kosovës duhet të bëjë diçka që kjo ndjekje e ushtarëve të UÇK-së të ndalohet”, ka thënë Bujar Dugolli.

Qeveria e Kosovës i kërkon Maqedonisë ta liroj Gafurr Dugollin

Qeveria e Kosovës nëpërmjet një komunikate për media ka shprehur shqetësimin për ndalimin e shefit të Protokollit në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gafurr Dugolli, nga ana e autoriteteve maqedonase, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij.

“Ndalimi i Dugollit në pikë kalimin kufitar Kosovë-Maqedoni, është bërë duke u bazuar në fletarrestet jolegale serbe, me pretendimin tashmë të njohur “për kryerje të krimeve të luftës”, thuhet në komunikatë.

Qeveria e Kosovës nëpërmjet kësaj komunikate ka ftuar Republikën e Maqedonisë dhe të gjitha shtetet fqinje e më gjerë, që të mos ndërmarrin veprime policore ndaj shtetasve të Kosovës duke u bazuar në listat e Serbisë, të cilat janë të hartuara në shpërputhje të plotë me aktet juridike dhe praktikat ndërkombëtare në këtë fushë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, po ashtu, do të kërkojë me insistim nga autoritetet e Bashkimit Evropian si dhe partnerët strategjikë të Republikës së Kosovës që të përdorin ndikimin e tyre te Serbia për t’i dhënë fund përndjekjeve të karakterit të tillë ndaj qytetarëve të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Qeveria e Kosovës thotë se është informuar se Serbia para pak ditësh, duke shkelur çdo praktikë ndërkombëtare, ka përditësuar listën e re, ku sërish janë përfshirë qytetarë dhe personalitete të Republikës së Kosovës, me ç’rast i konsideron ato akte krejtësisht të pavlera dhe të cilat duhet të injorohen e të mos merren fare parasysh nga shtetet fqinje dhe me gjerë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori