Maqedonia nuk ju përgjigjet Greqisë dhe Bullgarisë për respektimin e së drejtës
Pa përgjigje nga Maqedonia mbeti thirrja e fqinjëve për të ndërtuar vlera demokratike. Politikanët vendas ishin të zanën me fjalime festive, ndërkaq pas festës ikën në pushime, shkruan DW në gjuhën maqedonase.
Greqia dhe Bullgaria u kanë bërë thirrje vendeve të Ballkanit që të çlirohen nga mentaliteti i vjetër nacionalist. Porosia ishte dërguar nëpërmes një deklarate të përbashkët të qeverisë greke dhe asaj bullgare, e nënshkruar në Sofje, pas seancës së tretë të përbashkët të këtyre dy qeverive.
Greqia dhe Bullgaria në deklaratën e përbashkët theksuan se vendet e Ballkanit janë të rëndësishme për strategjinë e BE-së dhe NATO-së dhe se do të përkrahen në tentimet e tyre për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, me kusht që t’u përmbahen kritereve për anëtarësim në këto organizata.
“Shpejtësia e anëtarësimit varet nga meritat dhe nevojat për reforma, që duhet të aplikohen nëpërmes një dialogu të pjekur dhe demokratik- përfshirë gjithë shoqërinë, për t’u siguruar stabilitet dhe qeverisje demokratike, në vend që të zgjedhet vetëm njëra nga këto çështje”, thuhet në deklaratë, transmeton Portalb.
Nga ana tjetër, Maqedonia tashmë një kohë të gjatë gjendet në krizë politike, e cila kulmoi pas krizës institucionale, mungesës së dialogut dhe ndarjes së thellë kulturore.
Me Bullgarinë, me vite po dakordohet Marrëveshje për fqinjësi të mirë, në disa raste ishte paralajmëruar se ka vullnet dhe gatishmëri nga të dy anët. Edhe tani shpresa nuk është humbur.
Nga Ministria e Punëve të Jashtme shpresojnë se në takimin e radhës do të ketë përparim.
“Vazhdojmë të punojmë për qasje të balancuar dhe të sinqertë në bisedimet për Marrëveshje për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim. Shprehim kënaqësi që në takimin e fundit të grupeve punuese u shkëmbyen mendime dhe qëndrime për tekstin e marrëveshjes së ardhshme”, thonë nga MPJ./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëOsmani për kushtëzimin drejt KiE-së: Po na kërkohet krijimi i Asociacionit, por askush s’po i kërkon Serbisë të votojë pro Kosovës
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë
Organizohet tubim paqësor, kundërshtohet heqja e emrit të Hasan Prishtinës nga UP-ja
Prokuroria thërret sërish kunatën e Alma Arrazit, dyshohet për vërtetësinë e dëshmisë
Abdixhiku thërret në takim kryetarët e degëve të LDK-së
Aeroporti i Tiranës me biletat më të lira në botë, rritet konkurrenca
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi
Mbappe shpallet më i miri në Francë – Zhegrova mbetet pa çmim dhe jashtë formacionit të vitit
Kurti i gatshëm për zgjedhje, kërkon konsensus me partitë opozitare
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Pjesë e Big Brother VIP Kosova? Luiz Ejlli befason me përgjigjen