LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia mori edhe 10 milion euro borxh nga kreditorët e brendshëm

Maqedonia mori edhe 10 milion euro borxh nga kreditorët e brendshëm

Qeveria e Maqedonisë mori edhe 10 milion euro borxh nga kreditorët e brendshëm, përmes nxjerrjes në ankand të letrave shtetërore me vlerë, ku u kërkuan 12 milion euro, por në katër ankandet, vetëm në tre prej tyre u shitën këto letra me vlerë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas përgjegjësve në ministrinë e financave, këtë radhë klientët dhe bankat ishin të interesuara për letra me vlerë një vjeçare dhe dhjetë vjeçare.


Ndërkaq, një ditë më parë shteti pagoi 4.8 milion euro borxhe të vjetra, kurse nesër duhet të kthejë edhe 7.15 milion euro tjera. Ankandi i radhës i letrave shtetërore me vlerë është caktuar për më 12 prill./Telegrafi/