LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia ka 2.55 miliardë euro rezerva devizore

Maqedonia ka 2.55 miliardë euro rezerva devizore

Të dhënat më të reja të Bankës Popullore të Maqedonisë (BPM) tregojnë se rezervat devizore në fund të janarit të këtij viti arritën në 2.557.100.000 eurom që është për 56.3 milionë euro më pak se muaji pararendës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pjesa më e madhe e rezervave devizore përbëhet nga letrat me vlerë, që në fund të janarit të këtij viti ishin 2.159.500.000 euro, ose 58.1 milionë euro më shumë se dhjetori i vitit 2016.


Ari monetar në fund të janarit të këtij viti kishte vlerë prej 249.500.000 euro, respektivisht 6.2 milionë euro më tepër se sa në dhjetorin e vitit 2016./Telegrafi/