"Maqedonia Ilindenase nuk është në tavolinën e bisedimeve sepse nuk kaloi në Greqi"

Kryeministri Zoran Zaev ka folur në Kuvendin e Maqedonisë, në lidhje me çështjen e kërkesës dërguar Patriarkanës Qiellore Ortodokse, dhe rreth çështjes së emrit.
Në seancën për pyetje-përgjigje të deputetëve, Zaev tha se nuk ka kërkuar nga Selia e Sinodit që të ndryshohet emri i Kishës Ortodokse të Maqedonisë, kurse letra dërguar patrikut Bartolomej e vërteton këtë.
Në lidhje me çështjen e emrit, Zaev tha se jemi shumë afër zgjidhjes së saj.
Sipas tij, propozimi Maqedonia Ilindenase u pranua nga Tsipras, por opozita greke e kundërshtoi ashpër, prandaj ky propozim atje nuk kaloi.
Ai shtoi se është me rëndësi edhe mendimi i qytetarëve, përmes referendumit./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
31/05/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































