LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia e Veriut, pjesë e projektit për terminalin e gazit “Aleksandropulos”

Maqedonia e Veriut, pjesë e projektit për terminalin e gazit “Aleksandropulos”

Qeveria ka nënshkruar zyrtarisht marrëveshje për pjesëmarrje në ndërtimin e terminalit dhe centralit të gazit “Aleksandropulos”.

Vendi do të duhet të investojë 380 milionë euro dhe si këmbim të marrë 25% të pronësisë së centralit. Për më tepër, autoritetet theksojnë se do të nevojitet investim prej 10% të vlerës totale prej 370 milionë euro. Pritet që ky terminal dhe stacioni i gazit të vihen në përdorim deri në vitin 2023 .


Sipas Qeverisë, një investim i tillë e bën vendin lojtar strategjik në rajon në fushën e energjisë sepse do të jemi në gjendje t’i furnizojmë disa nga vendet përreth me gaz nga SHBA-ja dhe Lindja e Mesme. Sipas autoriteteve, investimi do t’i sigurojë shtetit gaz për 15 vitet e ardhshme.

“Planet tona përfshijnë lidhje të reja të gazsjellësit me Kosovën, Shqipërinë dhe Serbinë. Presim që edhe kjo pjesë të përmirësohet ndjeshëm dhe ta avancojë bashkëpunimin në nivel rajonal. Duke u lidhur me vendet e Ballkanit Perëndimor, Maqedonia e Veriut do të bëhet një rrugë transiti për gazin natyror dhe qëllimi është që Maqedonia e Veriut të bëhet pjesë e HAB-it energjetik në Ballkan”, tha Fatmir Bytyqi- zv. kryeministër i Ekonomisë./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori