LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia e Veriut dhe Kroacia do të avancojnë bashkëpunimin mes ushtrive

Maqedonia e Veriut dhe Kroacia do të avancojnë bashkëpunimin mes ushtrive

“Mundësi për avancim dhe zgjerim të bashkëpunimit dypalësh me ushtrinë e Kroacisë, procesi i transformimit dhe modernizimit dhe modernizimit të Armatës së Maqedonisë së Veriut, kontributi i saj nga pjesëmarrja në operacione jashtë vendit, angazhimet e saj në mbështetje të MPB-së gjatë përballjes me krizën e emigrantëve, shfrytëzimi i kapaciteteve të Poligonit të Armatës Krivollak për aktivitete stërvitëse”, janë disa nga temat për të cilat u bisedua gjatë takimit të sotëm të delegacionit ushtarak të Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë, kryesuar nga gjenerali Mirko Shundov dhe shefit të Shtatmadhorisë së Armatës së Maqedonisë së Veriut, gjeneral-nënkolonelit, Vasko Gjurçinovski dhe ministres së Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska.

Në takim, nga Ministria e Mbrojtjes, u potencua bashkëpunimi i jashtëzakonshëm mes dy vendeve, posaçërisht në sferën e mbrojtjes, ndërsa gjenerali Shundov uroi për rrugën tonë drejt anëtarësimit në NATO, duke i ofruar përvojat e Armatës kroate në çdo hap të mëtutjeshëm.


Gjenerali kroat shprehi falënderim për pjesëmarrjen e Armatës në stërvitjen ushtarake ndërkombëtare “Përgjigja urgjente” në Kroaci dhe përçoi lëvdata për përzgjedhje cilësore të kuadrove tona, të cilët nisen për shkollim në qendra ushtarake arsimore në Kroaci.

“Sheqerinska u falënderua për ratifikimin e shpejtë të Protokollit për inkuadrim të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe e vlerësoi si bashkëpunim të shkëlqyeshëm mes armatave, në domenin e arsimit dhe pjesëmarrjes së përbashkët në stërvitje ushtarake. Gjenerali Gjurçinovski shprehi falënderim për mbështetjen e deritanishme të Republikës së Kroacisë, e cila është e vazhdueshme dhe posaçërisht e rëndësishme si gjatë periudhës së kaluar, ashtu edhe në periudhën që pason në procesin e integrimit tonë në Aleancën e NATO-s”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Në kuadër të vizitës së delegacionit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë, do të pritet edhe nga presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski./Telegrafi/