LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia e Veriut dhe Çekia do ta avancojnë bashkëpunimin në fushën e mjedisit jetësor

Maqedonia e Veriut dhe Çekia do ta avancojnë bashkëpunimin në fushën e mjedisit jetësor

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, sot mbajti një takim me Ambasadorin e Republikës Çeke, Mirosllav Toman.

Siç njoftojnë nga ministria, takimi ishte në shenjën e mundësisë për shkëmbimin e mendimeve dhe përvojave, si dhe për intensifikimin e bashkëpunimit në fushën e mjedisit.

“Ministri Nuredini e shprehu vlerësimin e tij për mundësitë për bashkëpunim të ardhshëm dhe shkëmbimin e mendimeve dhe përvojave tona me Republikën Çeke, si dhe për të marrë informacione të dobishme që do t’i ndihmonin në realizimin e qëllimeve tona të përbashkëta, duke marrë parasysh nevojat kombëtare”, thuhet në njoftim.

Bashkëpunimi dypalësh i deritanishëm midis dy ministrive është iniciuar shumë kohë më parë dhe është institucionalizuar me nënshkrimin e një Protokolli dypalësh për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes së mjedisit më 17 qershor 2004 në Pragë, si rezultat i bashkëpunimit të gjatë në nivel ekspertësh.

Më tej në njoftim thuhet se protokolli jep një mundësi të shkëlqyer për të dyja palët për rritjen e përpjekjeve tona në drejtim të bashkëpunimit të projekteve konkrete duke marrë parasysh prioritetet kombëtare, menaxhimin e mbeturinave, ndryshimet klimatike, mbrojtjen e ajrit dhe ujit.

“Gjithashtu, ambasadori Toman, dhe ministri Nuredini e shprehën vullnetin për të zbatuar konkluzionet nga sfera e mjedisit që janë konstatuar gjatë Sesionit të dytë të Komitetit të Përbashkët për marrëveshje dypalëshe mbi bashkëpunimin ekonomik dhe industrial në zbatim në mes të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës Çeke, e cila u zhvillua në prill të këtij viti në Shkup, ku të dy ministritë e shprehën pëlqimin e tyre për harmonizimin/përditësimin në fushat prioritare për bashkëpunim në Protokollin e zbatueshëm për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes së mjedisit nga viti 2004 apo hartimin e dokumenteve të reja bilaterale për nënshkrimin”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori