Këshilli i Evropës sot ka publikuar Raportin për gjendjen e të burgosurve në vendet e Evropës për vitin 2016, ku thuhet se Maqedonia ka shkallë më të madhe të ikjes së të burgosurve.
Sipas të dhënave të Këshillit të Evropës nga burgjet, në Maqedoni shkalla e ikjes është 188 të burgosur në 10 mijë. Me këto shifra Maqedonia është e para në Evropë sa i përket ikjes së të burgosurve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në vendin e dytë është Finlanda, por me numër shumë më të ulët të ikjeve (10 të burgosur në 3 mijë)
Maqedonia ka shënuar statistika shqetësuese edhe gjatë vitit 2014, ku në 3100 të burgosur janë arratisur 114.
Autori i studimit Marceli Aebi, profesor i kriminologjisë në Universitetin e Lozanës (Zvicër) për AIM, tha se nuk e di arsyen e saktë për këtë gjendje, por sipas tij përgjigja duhet të kërkohet tek rojet e burgjeve.
Maqedonia sipas raportit është mes shteteve me shkallë më të ulët të të burgosurve në krahasim me rojet (6.2), ndërsa vetëm Rumania dhe Moldavia kanë shkallë më të lartë.
Për dallim nga shtetet tjera evropiane Maqedonia ka më pak shtetas të huaj në burg, por Këshilli i Evropës nuk ka të dhëna me statistikat etnike për këtë fenomen dhe nuk është në gjendje të tregojë nëse bashkësitë e vogla etnike janë “më të përfaqësuara” në burgje./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë