LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia dhe Bullgaria lidhen përmes linjës hekurudhore në vitin 2020

Maqedonia dhe Bullgaria lidhen përmes linjës hekurudhore në vitin 2020

Lidhja hekurudhore, përcaktimi i pikave lidhëse në trafikun hekurudhor mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, intensifikimi i bashkëpunimit, shkëmbimi i përvojave dhe këmbimi i ekipeve të ekspertëve ishin disa nga temat për të cilat u diskutuan nga drejtori i ndërmarrjes Publike Hekurudhat e Maqedonisë-Irfan Asani dhe drejtori i kompanisë hekurudhore infrastrukturore të Bullgarisë Milco Lambrev në takimit që u realizua në Shkup, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas Asanit më së voni deri në vitin 2020 pritet që dy shtetet të lidhen përmes trafikut hekurudhor.


‘Nëse gjithçka shkon sipas planit, për katër vite është planifikuar të përfundojnë të gjithë punët ndërtimore në linjën hekurudhore drejt Bullgarisë dhe më së voni deri në vitin 2020 Shkupi dhe Sofja do të lidhen edhe përmes trafikut hekurudhor’, është shprehur Asani në takimin me Lambrev.

Poashtu edhe drejtori i kompanisë hekurudhore infrastrukturore të Bullgarisë Milco Lambrev deklaroi: ‘Ne do të arrijmë që t’i përfundojmë punët ndërtimore deri në vitin 2020, dhe ne si kompani jemi të gatshëm të lidhemi edhe përmes linjës së vjetër edhe pse paralelisht po e ndërtojmë trasën e re në drejtim të kufirit me Maqedoninë, ka thënë Lambrev.

Takimi i radhës mes dy drejtorëve do të realizohet në Sofje me qëllim të koordinimit më të mirë mes hekurudhave të Maqedonisë dhe Bullgarisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori