Sipas ndryshimeve të Ligjit për bujqësi që pritet të miratohen në Parlament, edhe tokat e lënë pasdore e që janë të privatit, do të ofrohen me qira për fermerët e interesuar që t’i punojnë ato
Tokat e djerra në pronësi private që më vite nuk janë prekur nga fermerët, do të jepen me qira. Sipas ndryshimeve të Ligjit për bujqësi që gjendet në procedurë parlamentare, dhe pritet të votohet nga deputetët, edhe tokat e lënë pas dore bujqësore që janë të privatit, do të ofrohen me qira për fermerët e interesuar që ti punojnë ato. Me fjalë të tjera, synohet që tokat bujqësore që janë tkurrur me vite dhe janë lënë në harresë, të mund të prodhojnë ushqim nga resurset vendore. Lufta në Ukrainë dhe kriza e ushqimeve në botë me shtrenjtimin e madh të produkteve ushqimore, që mund ta vërejnë qytetarët edhe gjatë frekuentimit të tregjeve të gjelbërta dhe dyqaneve – ka rikthyer në vëmendjen e politikbërësve, si dhe vëmendjen e shumë shteteve ndaj resurseve që nuk shfrytëzohen për prodhimtarinë bujqësore dhe blegtorale.
“Me ndryshimet ligjore parashikohet që edhe toka e braktisur private bujqësore, pas evidentimit së është e braktisur apo se nuk punohet nga ana e pronarëve, të lëshohet me qira nga ana e shtetit nën kushte të përshtatshme. Qëllimi është të shfrytëzojmë të gjithë potencialin dhe të gjitha resurset, dhe të mos lëmë asnjë centimetër tokë të papunuar”, thotë ministri i Bujqësisë, Ljupço Nikollovski. Sipas tij, pronarët e tokave do të kenë mundësi që për një periudhë të caktuar kohore edhe të prononcohen për statusin e tokës, mirëpo akoma nuk është saktësuar se si do të bëhet kjo.
Nga ana tjetër, në periudhën e kaluar në vazhdimësi po bëhen përpjekje që tokat në pronësi të shtetit të vendoset në funksion dhe të punohen. Me mijëra hektarë tokë janë dhënë me qira për bujqit edhe vitet e kaluara.
Së fundmi, dikasteri i Bujqësisë dhe Qeveria shpallën shtatë thirrje publike për ndarjen e tokës shtetërore me qira deri më tre hektarë dhe mbi tre hektarë. Përmes këtyre shpalljeve publike, fermerëve dhe ekonomive bujqësore ju vunë në dispozicion gjithsej 13.785 hektarë tokë bujqësore shtetërore e shpërndarë në të gjithë territorin e shtetit. Qëllimi i shpalljeve është përpunimi i kulturave të drithërave, ngritja e mbjelljeve afatgjate dhe prodhimi i kulturave foragjere, apo ushqimit të kafshëve që me vite është deficitar dhe po mungon në treg. Në ndërkohë, analizat e ekspertëve, por edhe të Ministrisë së Bujqësisë lidhur me strukturën e ekonomive bujqësore në Maqedoni, tregojnë se ajo është shumë e pafavorshme për sa i përket madhësisë së pronave bujqësore, numrit dhe largësisë së ndërsjellë të parcelave dhe largësisë së tyre nga vendbanimet, formës së parregullt të parcelave, si dhe aksesit në rrugët lokale dhe sistemeve për vaditje. Gjithashtu, struktura e pafavorshme e tokës bujqësore, trendi i plakjes së popullatës rurale dhe fermerëve, migrimi nga zonat rurale, infrastruktura e pamjaftueshme janë problemet kryesore të zonave rurale të Maqedonisë që pengojnë rritjen edhe të konkurrencës së veprimtarisë bujqësore.
Sektori i bujqësisë vendore karakterizohet nga ekonomi shtëpiake të vogla bujqësore, gjysma e të cilave punojnë më pak se një hektar tokë. Fermat më të mëdha, apo kompanitë bujqësore, përfaqësojnë rreth 1 për qind të popullsisë së përgjithshme bujqësore dhe kultivojnë rreth 10 për qind të totalit të tokës së punueshme. Rreth 80 për qind e tokës bujqësore është private, ndërsa 20 për qind e mbetur është në pronësi të shtetit. Statistika ka përllogaritur se nga 415.004 hektarë me kultura të ndryshme bujqësore, mbillen vetëm 276.567 hektarë. Nga totali i tokës që punohet, pjesa më e madhe apo afër 60 për qind, mbillen me drithëra, afër 20 për qind me perime, 14 për qind janë me bimë foragjere për ushqimin e kafshëve dhe afër 10 për qind janë të mbjella me kultura të ndryshme industriale. (koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi