LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Të premten skadon afati për paraqitje për furnizim me energji elektrike të subvencionuar nga 1 shkurti

Maqedoni: Të premten skadon afati për paraqitje për furnizim me energji elektrike të subvencionuar nga 1 shkurti

Shkollat ​​fillore dhe të mesme që ende nuk janë regjistruar në konkursin për marrjen e subvencionuar të energjisë elektrike, këtë duhet ta bëjnë menjëherë, deklaroi sot këshilltari për energjetikë në Qeveri, Viktor Andonov dhe shtoi se afati për regjistrimi për furnizim me energji elektrike të subvencionuar nga 1 shkurti përfundon të premten më 20 janar.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) gjatë ditës së djeshme u bëri thirrje shkollave të aplikojnë për energji elektrike të subvencionuar, për të cilën shërbimet e EMV janë në dispozicion të tyre. Është interes i përbashkët që fëmijët të kenë mësim të pandërprerë dhe klasa të ngrohta, kurse shkollat ​​të kenë fatura më të ulëta të rrymës”, tha Andonov në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri.

Reklama
Reklama

Vlerësoi se viti filloi me prodhim stabil vendor të energjisë elektrike dhe për disa ditë radhazi në janar, siç tha ai, EMV prodhon dhe shet tepricat e energjisë elektrike gjatë natës.

“Për periudhën nga 12 deri më 17 janar janë shitur gjithsej 1980 megavat orë energji elektrike, si teprica natën, në një procedurë publike dhe transparente të zhvilluar nga EMV. Nga ana tjetër, bilanci energjetik i datës 17 janar 2023, tregon se prodhimi i përgjithshëm i energjisë elektrike arrin në 17.752 megavat orë, nga të cilat 13.801 megavat orë janë prodhuar nga termocentralet, ndërsa 3.951 megavat orë energji elektrike janë prodhuar nga burime të rinovueshme të energjisë. Janë shitur teprica të energjisë elektrike gjatë natës prej 330 megavat orë. Me këto sasi plotësohen plotësisht nevojat e amvisërive dhe të konsumatorëve të vegjël”, theksoi Andonov.

Reklama
Reklama

Ai theksoi se nga kjo plotësohen edhe nevojat e spitaleve, shkollave, ndërmarrjeve publike, kompanive nga sektori ushqimor dhe objekteve të tjera të infrastrukturës jetike në vend, të cilat si detyrim shtesë për furnizim me energji elektrike pas çmimeve të subvencionuara i ka marrë EMV Funizim.

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet shoferi i BMW-së në Prishtinë që u bë viral në internet - policia thotë se i figurojnë 225 gjoba në trafik

Arrestohet shoferi i BMW-së në Prishtinë që u bë viral në internet - policia thotë se i figurojnë 225 gjoba në trafik

Lajme
Vuçiq paralajmëroi vizitën në Kosovë, Kurti: Natyrisht se nuk do t’i jap leje, është i padëshiruar

Vuçiq paralajmëroi vizitën në Kosovë, Kurti: Natyrisht se nuk do t’i jap leje, është i padëshiruar

Lajme
Përplasje në debatin për raportet e ish-presidentit Rugova me UÇK-në

Përplasje në debatin për raportet e ish-presidentit Rugova me UÇK-në

Politikë
Salihaj: Rugova kishte presion të jashtëzakonshëm nga ndërkombëtarët të dalë me deklaratë kundër fillimit të luftës

Salihaj: Rugova kishte presion të jashtëzakonshëm nga ndërkombëtarët të dalë me deklaratë kundër fillimit të luftës

Lajme
Çfarë mesazhi u dha ambasadori Hill përfaqësuesve politikë të Luginës? Gjithçka nga intervista me Mustafin

Çfarë mesazhi u dha ambasadori Hill përfaqësuesve politikë të Luginës? Gjithçka nga intervista me Mustafin

Lajme
I dëmtuari tregon se Arsiq i tha ‘kape 25-vjeçarin e vrarë dhe tregoju terroristëve tjerë çka ka për t’iu ndodhur’

I dëmtuari tregon se Arsiq i tha ‘kape 25-vjeçarin e vrarë dhe tregoju terroristëve tjerë çka ka për t’iu ndodhur’

Drejtësi
Kalo në kategori