LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, studentët filluan t’i marrin mjetet për shujtë të subvencionuar

Maqedoni, studentët filluan t’i marrin mjetet për shujtë të subvencionuar

Studentët të cilët aplikuan në thirrjen e Minsitrisë së Arsimit dhe Shkencës për shujtë të subvencionuar dhe që i përmbushën kushtet filluan të marrin nga 6.480 denarë.

Nga MASH theksojnë se gati 29 mijë studentë kanë përmbushur kushtet, kurse mjetet janë për gjysëm muaj të shtatorit, tetorit dhe për nëntor.

“Studentët tjerë që nuk arritën të drejtën për shujtë të subvencionuar kanë mundësi për ankesë në adresën elektronike subvencioniran.obrok@mon.gov.mk”, sqarojnë nga MASH.

Nga MASH u shprehën se në thirrjen publike që zgjati nga 25 nëntori deri më 3 dhjetor kanë aplikuar mbi 31 mijë studentë./Telegrafi/