LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, reshjet e mëdha të shiut përmbytin arat me kultura bujqësore

Maqedoni, reshjet e mëdha të shiut përmbytin arat me kultura bujqësore

“Në kohën kur misri duhet punuar, bujqit nuk arrijnë të hyjnë në arat e tyre pasi ato, edhe pas pesë ditësh, mbeten nën ujë, si pasojë e reshjeve të shumta të shiut ditëve të fundit”, thotë Memet Sinani, nga Konfederata e fermerëve në Maqedoninë e Veriut derisa tregon arat e përmbytura në fshatrat e komunës së Bogovinës, Tetovës dhe Gostivarit.

Ai thotë se faji nuk qëndron te reshjet e shumta gjatë vikendit (16 dhe 17 qershor), por te mospastrimi i kanaleve për vaditje, veçanërisht kanaleve kulluese që mbledhin ujërat e tepërt në ara në situata të tilla kur ka reshje rrëmbyeshme shiu.


“Këto kanale që i shihni këtu, flas këto për ujitje, institucionet përkatëse i pastruan para tre vjetësh. Kurse kanalet për tërheqjen e ujit, pra kanalet kulluese nuk janë pastruar që nga koha e Titos”, thotë Sinani për Radion Evropa e Lirë.

“Para dy vjetësh kanali që absorbonte ujërat u mbyll pasi u vendosën gypa për funksionin e të cilëve ne s’jemi të informuar. Çka ndodh tani? Kur ka shumë shi, uji s`ka ku të shkojë dhe mbetet me ditë në ara”, thotë Sinani.

Uji nga shirat nuk është tërhequr as nga arat e Petar Matovskit, një nga kultivuesit më të mëdhenj të misrit dhe jonxhës në rajonin e Jegunovcës.

“Nga 60 hektarët e mbjellë me misër dhe jonxhë vetëm një e treta ka shpëtuar nga përmbytjet. Shumë e palakmueshme do të jetë situata me sigurimin e ushqimit për kafshët pasi shirat shkatërruan pjesën më të madhe të të mbjellave. Kjo do t’i rrisë çmimet”, thotë Matovski.

Nga Ministria e Bujqësisë thonë pasi të marrin raportin nga ekipet e autoriteteve lokale që regjistrojnë hapësirat e dëmtuara me të mbjella, dëmet do t`u kompensohen bujqve.

Nga ky dikaster nuk japin detaje se ku qëndron problemi me mospastrimin e kanaleve kulluese.

Nga komuna e Jegunovcës (mes Tetovës dhe Shkupit) bëhet e ditur se deri më tani rreth 150 hektarë me kultura bujqësore kanë pësuar dëme nga përmbytjet.

Në këtë komunë në terren ka dalë dhe një komision i përbërë nga përfaqësues të komunës.

Gjatë ditës së mërkurë fermerëve u janë dorëzuar formularë për të raportuar dëmet që kanë pësuar kulturat bujqësore që kanë mbjellë.

“Misri, gruri, jonxha, specat, qepa, patatet, gjithçka që është mbjellë është nën ujë. Nëse sot uji nuk tërhiqet, nesër nuk do të ketë vend për mbjellje të reja. Gjithçka do të kalbet. Më vonë do të kemi një problem të ri. Pasi të largohet uji, do të ketë shumë mushkonja, do të duhet të spërkaten të mbjellat. Kjo do ta rrisë koston e prodhimit”, thekson Vasko Jançevski nga Bashkësia Lokale në Raotincë, rajoni i Tetovës.

Reshjet e mëdha të shiut gjatë muajit qershor kanë goditur shumë komuna të vendit si Tetovën, Bogovinën, Jegunovcën, Kriva Pallankën, Kavadari, Kumanovën duke shkaktuar përmbytje.

Nga Enti Hidrometeorologjik thonë se mot me shi pritet edhe gjatë kësaj fundjave. Kjo ka rritur edhe më shumë shqetësimin te bujqit se do të shkatërrohen plotësisht të mbjellat e tyre./REL/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori