LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, nxënësit ankohen për mungesë të librave

Maqedoni, nxënësit ankohen për mungesë të librave

Nxënësit vazhdojnë të ankohen për mungesën e teksteve shkollore. 1 muaj e gjysmë nga fillimi i vitit shkollor ende shumica e nxënësve nuk janë pajisur me libra.

Valon Ejupi koordinatori i unionit të nxënësve të Shkupit, theksoi se disa herë kanë apeluar deri te MASH që të zgjidhet problemi i teksteve, por siç thotë deri tani nuk ka pasur asnjë përgjigje.

“Viti shkollor ka filluar diku një muaj e gjysëm dhe Ministria e Arsimit nuk ka qenë e gatshme t’i sigurojë këto libra. Ne bëjmë apel deri te Ministria e Arsimit dhe deri te organet kompetente që nxënësve shqiptar tu sigurojnë libra ashtu si gjithë nxënësit tjerë”, tha Ejupi.

Nxënësit të shqetësuar se do të ngecin në mësime, mundohen të gjejnë mënyra të ndryshme për të mësuar. Ata fotokopjojnë tekste nga shokët, ose huazojnë material nga interneti. Ata ankohen që edhe ato pak libra që i kanë, janë me gabime gjuhësore ose të papërkthyera.

Nga Ministria e Arsimit thonë se janë duke e shqyrtuar problemin me mungesën e teksteve shkollore dhe se ato së shpejti do të jenë në duart e nxënësve. “Librat e gjuhëve të huaja janë lëshuar në procedurë ankimore, sapo të nënshkruajmë marrëveshjen me distributorët, të njëjtat do të distribuohen nëpër shkolla. Tekstet e tjera për të cilat thuhet se ka mungesë, kemi marrë numrin e saktë nga shkollat dhe deri sa nuk pajisemi me tekste të reja, nxënësit le të vijojnë mësimin me tekste të vjetra”, deklarate me shkrim nga Ministrja e Arsimit, Renata Treneska Deskoska./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori