LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, nesër rikthehet në Kuvend debati i ligjit për përdorimin e gjuhëve

Maqedoni, nesër rikthehet në Kuvend debati i ligjit për përdorimin e gjuhëve

Gjuha shqipe në janar të vitit të ardhshëm do të zyrtarizohet në nivel të shtetit. Për këtë është i bindur kryetari i komisionit për çështje evropiane Artan Grubi. Të hënën rikthehet debati në këtë komision. Pas tri ditësh debat dhe shqyrtim të amendamenteve nga ana e partive politike, ligji do t’i dorëzohet kryetarit të kuvendit për miratimin përfundimtar të leximit të dytë.

“Uroj që kjo të ndodhë brenda vitit por sipas agjendës reformuese, jam i bindur se në mes të janarit e kemi të miratuar dhe në këtë mënyrë rrumbullaksohet Marrëveshja e Ohrit dhe do të arrijmë barazinë gjuhësore, do ta mbyllim një kapitull shumë të rëndësishëm që rrjedh nga Marrëveshja e Ohrit dhe nga lufta e vitit 2001”, tha Artan Grubi, deputet i BDI-së.


Leximin e parë të këtij ligj e kundërshtuan ashpër deputetët e OBRM-PDUKM-së të cilët për ta penguar procesin, reagonin me replika dhe kundër replika. Tv 21 kërkoi qëndrim nga kjo parti, por nuk mori. Bazuar në deklarimet e tyre të mëhershme ky ligj, e bën Maqedoninë shtet dygjuhësor dhe se zgjidhja e ofruar është në kundërshtim me Kushtetutën. Në fazën e dytë janë dorëzuar 91 amendamente nga OBRM-PDUKM, LSDM si dhe Besa. Lidhur me bojkotin e opozitës, Grubi tha se ata duhet të reflektojnë dhe ta votojnë këtë ligj, për ndryshe procesi zhvillohet edhe pa ta.

Ky propozim ligj ishte një nga kërkesat e partive shqiptare për formimin e qeverisë se re. Komisioneri i BE-së për zgjerim Johannes Hahn, gjatë qëndrimit të tij në Shkup tha se ky ligj nuk është një nga kushtet e Bashkimin Evropian. Por më pas reaguan nga BDI duke thënë se deklarata e Hanit është keq-interpretuar.

Propozim-ligji i ri për përdorimin e gjuhëve avancon përdorimin e gjuhës shqipe në nivel lokal dhe qendror, duke rregulluar paralelisht parimet, mënyrën dhe përgjegjësinë e institucioneve për të siguruar përdorimin zyrtar të gjuhës që flasin së paku 20% e qytetarëve dhe shkrimin e saj vizavi të drejtës së qytetarëve për ta përdorur dhe për ta zbatuar atë në nivel zyrtar. Ligji duhet t’u mundësojë qytetarëve shfrytëzim, përdorim dhe zbatim të gjuhëve zyrtare dhe shkrimin e tyre edhe në procedurat gjyqësore.

Në trend Lajme

Më shumë
Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Lajme
Dalja deri në ora 17:00, arrihet censusi për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Dalja deri në ora 17:00, arrihet censusi për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Lajme
Këto janë vendimet që mori Qeveria në mbledhjen e së mërkurës

Këto janë vendimet që mori Qeveria në mbledhjen e së mërkurës

Lajme
Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Lajme
Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Jehona Hulaj
Presidenti kinez në Serbi premton thellim të bashkëpunimit dhe mbështetje për çështjen e Kosovës

Presidenti kinez në Serbi premton thellim të bashkëpunimit dhe mbështetje për çështjen e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori