LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, minatorët kërkojnë hise nga fitimet e SASA-s

Maqedoni, minatorët kërkojnë hise nga fitimet e SASA-s

Sindikati i sapoformuar i minierës “SASA” nga Makedonska Kamenicë, i cili funksionon në kuadër të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, kërkon fillim të bisedimeve për menaxhimin e minierës dhe pagesën e pagave në proporcion me fitimet e kompanisë. Ata kërkojnë që 20% të fitimit që e arin kompania, t’u jepen minatorëve.

Kryetari i Sindikatit multietnik Dragi Jovanovski, u shpreh se duke pasur parasysh punën që e bëjnë minatorët dhe kushtet në të cilat punojnë, që janë shumë të këqija, ata kanë të drejtë për pagat që i kërkojnë. Ai gjithashtu sqaron arsyet e formimit të sindikatit të ri për minierën, njofton Shenja.


“Kolegët minatorë nuk kanë qenë të kënaqur me udhëheqësin e sindiktës dhe nga këto shkaqe ata kanë formuar udhëheqësi të re të sindikatës. Kërkesat tona janë që të fillohen bisedime sociale, por bisedime të vërteta sociale, pa emitime, pa devijime nga ajo që është e vërtetuar deri tani për punëtorët. Pagesa është tema e dytë, sepse siç e dini artizanati i minierës, është i vështirë. Këto kolegë që janë pranë meje, qëndrojnë nën tokë disa kilometra dhe gjithë kohës, gjatë gjithë orarit të punës, ata marrin ajër, nën tokë”, tha Jovanovski.

Sindikata e “Sasa”-s gjithashtu kërkon edhe mbrojtje 100 për qind të të punësuarve në vendin e punës dhe të ketë një orë pauzë mes ndërrimit të minatorëve që kryejnë orarin e punës dhe ndërrimit për minatorët që hyjnë në minierë. Nga kjo sindikatë akuzuan gjithasthu se po bëhen presione ndaj të punësuarve që të mos i bashkëngjiten sindikatës.

Në trend Lajme

Më shumë

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Lajme
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

Lajme
Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti gjerman, Butikofer: Gabim i keq i Qeverisë gjermane

Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti gjerman, Butikofer: Gabim i keq i Qeverisë gjermane

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin

Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin

Lajme
Kalo në kategori