LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, mësimdhënësit nuk heqin dorë nga greva

Maqedoni, mësimdhënësit nuk heqin dorë nga greva
Foto: Ilustrim

Greva në çerdhe dhe arsim vazhdon të jetë aktive.

Revolta e mësimdhënësve rritet çdo ditë e më shumë për shkak të mos përfilljes së kërkesave të tyre për rritje të pagave për 18,4%.


Artan Rexhepi është nga Kërçova por i detyruar të banojë në Shkup për ta kryer profesionin e mësuesisë në shkollën e mesme të ndërtimtarisë “Zdravko Cvetkovski”.

Ai thotë për Alsat se me pagën momentale të një mësuesi nuk mund të mbulohen as nevojat më elementare për jetë.

“Një mësuesi ja di shpirti se si jeton, një mësuesi ja di shpirti se si e lidh muaji muajin, bukfalisht ja di shpirti sepse ai përballet me çmime statosferike, me çmime që nuk kanë limit se sa mund të rriten brenda natës. Kemi kolegë që është vetëm vet i punësuar, ka familje, ka fëmijë, ka prind, ka shtëpi, ka shpenzime, ka tatime, të gjitha i ka, si ja del, është i zhytur me kredite dhe nuk di se ku e kokën. 18.4 % që Lufton arsimtari prapë se prapë është rritje qesharake krahas shpenzimeve dhe shtrenjtimeve që janë bërë në vendin tone”, tha Artan Rexhepi, mësimdhënës.

Përveç rritjes së pagave, Rexhepi këmbëngul që të zbatohet edhe Marrëveshja Kolektive e rregulluar që në vitin 2010 por që deri më sot asnjëherë nuk gjeti zbatim në shkollat fillore dhe të mesme.

“Gjithë lufta që bëhet tash është që ne njëher e përgjithmonë ta bëjmë që Marrëveshja kolektive të filloj të zbatohet dhe çdo mësimdhënës ta mer pagën e merituar. Ne nuk kërkojmë vetura zyrtare, nuk kërkojmë kartela për naftë, kartela për ushqim, nuk kërkojmë të na paguhen taksat e rrugës…ne kërkojmë të marrim atë që na takon me ligj, atë që ato e kanë paraparë me ligj para disa viteve, pse nuk na japin atë që duam ne. Kjo është tallje, fyerje. Kjo është shumë pak që e bëjmë”, u shpreh ai.

Sipas Rexhepit, në rast të zbatimit të Marrëveshjes Kolektive mësimdhënësit do të merrnin paga mbi 40 mijë denarë. Qeveria, ditë më parë vendosi për rritje të pagave në arsim dhe kopshte për 10 % dhe i bëri thirrje SASHK-ut ta pranojnë këtë ofertë dhe të mundësojë realizimin e procesit mësimor. Mirëpo, ky vendim i Qeverisë u refuzua sërish nga SASHK-u duke e lënë grevën aktive deri në plotësimin e kërkesave të SASHK-ut./ Alsat.mk

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori