LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, katër komisione kuvendare sot mbajnë seanca

Maqedoni, katër komisione kuvendare sot mbajnë seanca

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut sot do të mbajnë seanca Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave, Komisioni për Shëndetësi, Komisioni për Financim dhe Buxhet, si dhe Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Sport.

Para Komisionit për Bujqësi janë propozim-ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për tokë bujqësore në lexim të dytë dhe të Ligjit për themelimin e Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural në lexim të parë, përderisa para Komisionit për Arsim janë Propozim-ligji për arsimin fillor dhe Propozim-ligji për arsimtarët dhe bashkëpunëtorët profesionistë në shkollat fillore dhe të mesme, të dyja në lexim të parë.


Propozim-ligji për ndryshime dhe emërime të Ligjit për mbrojtje të të drejtave të pacientëve në lexim të parë është në rend dite të Komisionit për Shëndetësi, ndërsa anëtarët e Komisionit për Financim dhe Buxhet do të debatojnë për Propozim-llogarinë përfundimtare të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2018, me Raport përfundimtar të revizorit të autorizuar shtetëror për revizionin e kryer harmonizimit për vitin 2018 të Buxhetit themelor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori