LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, javën e ardhshme do të shqyrtohen ndryshimet e Ligjit për festat

Maqedoni, javën e ardhshme do të shqyrtohen ndryshimet e Ligjit për festat

Komisioni kuvendar për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive sot nuk e shqyrtoi Propozimin e ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për festat, i dorëzuar nga deputetët e të gjitha grupeve parlamentare. Kryetari i Komisionit, Aleksandër Kiracovski në fund të seancës tha se ndryshimet e këtij Ligji do t’i shqyrtojnë në seancën e njëjtë, e cila duhet të vazhdojë javën e ardhshme.

Para se të shqyrtohen në këtë Komision, për Propozimin duhet të debatojë Komiteti për Marrëdhënie mes Bashkësive, por ky trup kuvendor ende nuk ka caktuar seancë.


Anëtarët e Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive sot e shqyrtuan Raportin vjetor për punën e Këshillit për Prokurorë Publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2019. Deputetët dhanë vërejtje për përmbajtjen e Raportit duke theksuar se ai përmban vetëm të dhëna statistikore dhe se në të nuk ka qasje analitike që ata të marrin pasqyrë komplete për punën e Këshillit dhe të prokurorëve në tërësi. Pjesa më e madhe e tyre vlerësojnë se raporti është i ngjashëm me atë të vitit 2017.

Kole Shteriev, kryetar i Këshillit duke iu referuar thënies së romëve të vjetër, mes tjerash tha se “forma është përmbajtja” dhe se Raporti vjetor ishte pranuar nga ana e anëtarëve të Këshillit, duke sqaruar gjatë kësaj hollësi të caktuara për pyetjet e deputetëve.

Snezhana Kaleska Vançeva nga LSDM-ja tha se nga raporti shihet se “nuk kanë lëvizur shumë punët” në Këshill në krahasim me vitin 2017 dhe theksoi se në emërimin e prokurorëve, si për shembull në Kriva Pallankë ende nuk kanë zgjedhur prokurorë. Ai nuk pajtohet se Këshilli ka dorëzuar Raport prej të cilit nuk mund të shihet puna e tyre.

Shteriev, në pyetjen e saj, e pastaj edhe në pyetjet e deputetëve nga opozita, sqaroi se mungojnë prokurorë dhe se projeksioni i tyre është se në vend ka nevojë prej 238 prokurorëve ndërsa janë plotësuar vetëm 190 vende. Projeksioni i Këshillit është se në dy vitet e ardhshme do të ketë nevojë për 65 prokurorë të rinj, duke mos e marrë parasysh se si do të jetë zgjidhja për Prokurorinë Speciale Publike. Në vitin 2018 ishin zgjedhur 25 prokurorë të rinj. Në mënyrë shtesë, për disa vende të prokurorëve si në Kriva Pallankë ose Berovë nuk ka pasur kandidatë. Shteriev tha edhe se pas tre viteve në gusht duhet të dalin kuadro të rinj të prokurorëve nga Akademia për Gjykatës dhe Prokurorë.

Në vitin 2018, Këshilli ka vepruar për gjithsej 201 parashtresa, që në krahasim me vitin 2017 kur ishin evidentuar 166 parashtresa është rritje e vëllimit të punës për 35 parashtresa ose 24 për qind.

Prej gjithsej 201 parashtresave, 178 janë parashtresa nga qytetarët, 165 parashtresa të dorëzuara nga të dëmtuar, tetë janë të akuzuar dhe pesë janë nga subjekte të tjera.

Në 62 raste parashtresat kanë të bëjnë me punën e prokurorëve konkretë publikë, ndërsa në 139 parashtresa është shprehur pakënaqësi nga puna e Prokurorive Publike.

Deputetët patën vërejtje edhe se në raportin nuk është bërë e ditur se për cilët prokurorë publikë kanë të bëjnë 62 parashtresat. Zoran Ilioski nga OBRM-PDUKM -ja interesohej edhe se sa masa disiplinore ka dorëzuar Këshilli për punën e prokurorëve, për çka Shteriev tha se Këshilli nuk ka ingerenca për të iniciuar këto procedura. Kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publikë theksoi edhe se në bazë të parashtresave të dorëzuara nuk ka pasur shkak për të kërkuar shkarkimin e ndonjë prokurori.

Këshilli, sipas tij, ndan mendime për ndonjë nga versionet për ligjet të cilat kanë të bëjnë me punën e tyre, por se nuk është i informuar se a janë dhe sa janë të pranueshme.

Edhe krahas gjithë kësaj, shtoi ai, mungesa e kuadrit dhe kushteve në të cilat punojnë prokurorët, puna jonë ka përfunduar.

“Shteti duhet të pyesë se a na nevojitet dhe çfarë Këshilli i prokurorëve na nevojitet”, tha Shteriev duke u përgjigjur në pyetjen e Nada Cipusheva nga OBRM-ja.

Në seancën e Komisionit për Sistem Politik nuk i-PDUKMshte pranuar propozimi i deputetëve të ORM-PDUKM-së për ndryshime të Ligjit për kundërvajtje.

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori