LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, gjoba për të gjithë drejtorët që nuk do të kursejnë energjinë elektrike

Maqedoni, gjoba për të gjithë drejtorët që nuk do të kursejnë energjinë elektrike

Krerët e institucioneve shtetërore do të duhet të japin rezultate në muajin e parë të nisjes së masës së kursimit të energjisë elektrike. Drejtorët janë përgjegjës për dorëzimin e të dhënave në Qeveri jo më vonë se data 15 e muajit tjetër. Në raport obligohen të japin të dhëna krahasuese për energjinë e konsumuar në të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

“Sipas pakos së miratuar të rekomandimeve për qytetarët, dhe detyrave të Institucioneve për uljen e konsumit të energjisë elektrike dhe ngrohjes, nga 1 shtatori, institucionet shtetërore duhet të konsumojnë 15 për qind më pak energji elektrike në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, në të kundërtën do të ketë sanksione për në udhëheqësit. Këto masa do të jenë të vlefshme deri më 31 mars të vitit të ardhshëm”, njoftojnë nga Qeveria.


Këshilltari i qeverisë për energjetikë, Viktor Andonov, tha se qeveria tashmë ka udhëzuar institucionet që të fillojnë me përgatitjen e dokumentacionit. Ai siguron se asnjë zyrtar nuk do të kursehet, nëse nuk respekton masat e qeverisë për kursim.

“Gjatë kësaj jave do të dimë nëse institucionet shtetërore, të cilave u është dhënë rekomandimi, pasi vlente për to, nëse kanë filluar të marrin ndonjë masë në drejtim të kursimit”, tha Viktor Andonov- Këshilltar i kryeministrit mbi energjetikën.

Masat e kursimit konsistojnë në rregullimin e temperaturës së kondicionerëve, uljen e përdorimit të ashensorëve, printimin vetëm të dokumenteve të nevojshme, ndalimin e përdorimit të dritave dekorative në fasada dhe masa të ngjashme që pritet të kursejnë rreth 15 për qind të energjisë në krahasim me periudhën e njëjtë nga viti kaluar.

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Drejtësi
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Politikë
Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Jehona Hulaj
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori