LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, edhe për “Transporter” mbrojtja kërkoi ndërrimin e gjyqtarëve

Maqedoni, edhe për “Transporter” mbrojtja kërkoi ndërrimin e gjyqtarëve

Ndërrimin e këshillit të gjyqtarëve, si dhe kryetarin e Gjykatës Penale dhe të Apelit, kërkuan avokatët në rastin “Transporter” në të cilën ish-kryetari i komunës së Manastirit, Vladimir Taleski dhe 20 persona tjerë po gjykohen për shpërdorim të transportit të studentëve, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Siç njoftojnë nga gjykata, avokati Dimitar Dangov ka ngritur kërkesë me shkrim, 15 minuta para se të fillonte procesi gjyqësor. Kjo është procesi i katërt gjyqësor nga akuzat e PSP-së në të cilën avokatët kanë të njëjtën kërkesë, ku më herët ishte kërkuar ndërrimi i gjyqtarëve edhe për rastet Tenku, TNT dhe Titanik. /Telegrafi/