LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Autoritetet furnizohen me automjete të reja për pastrimin e borës

Maqedoni: Autoritetet furnizohen me automjete të reja për pastrimin e borës

Me bllok grant prej 180 milion denarëve, mjete nga buxheti, autoritetet janë furnizuar me 15 kamionë të rinj, tërësisht të pajisur dhe tre makina për ngarkimin e thërrimeve dhe kripës, për nevojat e Ndërmarrjes Publike për Mirëmbajtjen e Rrugëve Magjistrale dhe Rajonale.

Sipas ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, Qeveria po tregon gatishmëri, ndërsa me investimin e ri është ngritur kapaciteti i shërbimit dimëror të NP-së për mirëmbajtjen e rrugëve magjistrale.


“Pas 25 viteve, për herë të parë e kemi përmirësuar parkun vozitës të Ndërmarrjes publike. Me pajisjet e reja, në mënyrë të konsiderueshme e kemi rritur kapacitetin e Ndërmarrjes publike për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve”, deklaroi ministri Boçvarski.

Ministri u ka bërë thirrje edhe vetëqeverisjeve lokale që të përgatiten dhe të përfshihen me kapacitetet e veta për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve lokale.

Drejtori i NP për mirëmbajtjen e rrugëve magjistrale dhe rajonale, Bekim Memedi thekspo se tërë mekanizimi i nevojshëm dhe kapaciteti njerëzor menjëherë është vendosur në funksion për sezonin e ardhshëm dimëror.

“Jemi të gatshëm për sezonin e dimrit, menjëherë i kemi vendosur në funksion automjetet e reja. Në mënyrë shtesë, do të doja të theksoj se kemi furnizuar 11 mijë tonë kripë industriale dhe tetë mijë kubikë thërrime për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve. Njëherë, do t’u bëja thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion, që ta posedojnë pajisjen e paraparë të dimrit në automjete”, tha Memedi.

Në trend Lajme

Më shumë
Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Lajme
Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
“O vlla, unë i bëj vetëm për mik këto punë” - zbardhen përgjimet se si punonjësi i Gjykatës së Korçës falsifikonte dokumente për çuar edhe drogë në Angli

“O vlla, unë i bëj vetëm për mik këto punë” - zbardhen përgjimet se si punonjësi i Gjykatës së Korçës falsifikonte dokumente për çuar edhe drogë në Angli

Lajme
Ambasadori Hovenier takon KFOR-in amerikan, flasin për sigurinë në Kosovë

Ambasadori Hovenier takon KFOR-in amerikan, flasin për sigurinë në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori