LAJMI I FUNDIT:

Manolas me kontratë të re te Roma

Manolas me kontratë të re te Roma
FLORENCE, ITALY - NOVEMBER 05: Kostas Manolas of AS Roma celebrates after scoring a goal during the Serie A match between ACF Fiorentina and AS Roma at Stadio Artemio Franchi on November 5, 2017 in Florence, Italy. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Raportohet se Kostas Manolas është pajtuar me një kontratë të re me Romën, ku përfshinë edhe klauzolën 37 milionë euro.

Sipas Pagine Romaniste, rroga e grekut do të rritet në 2.8 milionë euro, me bonuset mund të shkojë deri në 3.5 milionë.


Presidenti i Romës, Pallotta: Jemi në rrugën e duhur për tu shpallur kampionë të Italisë
Lexo po ashtu Presidenti i Romës, Pallotta: Jemi në rrugën e duhur për tu shpallur kampionë të Italisë

Për më shumë, mbrojtësi do të ketë një klauzolë prej 37 milionë eurosh, por ditë më parë drejtori sportiv Monchi ka thënë se nëse kjo ndodh, atëherë do të jetë vetëm për klubet jo-italiane.

Vlen të theksohet se Manolas refuzoi një transferim te Zenit St Petersburg gjatë verës dhe gjithashtu ishte i lidhur me shumë lajme për ta zëvendësuar Leonardo Bonuccin te Juventusi.

Në tetë paraqitje qendër mbrojtësi ka shënuar një gol në sezonin 2017/18 për Romën në Serie A.

Klubi nga kryeqyteti italian së bashku me Napolin kanë mbrojtjen më të mirë në Serie A, kanë pranuar vetëm nëntë gola, por vlen të theksohet se romakët kanë një ndeshje më pak.

Roma renditet në vendin e katër me 31 pikë, gjashtë më pak se Napoli në vendin e parë. /Telegrafi/