LAJMI I FUNDIT:

Manny Pacquiao: Nuk kam frikë të vdes nga coronavirusi, jam rritur i varfër

Manny Pacquiao: Nuk kam frikë të vdes nga coronavirusi, jam rritur i varfër

Manny Pacquiao ka bërë të ditur se ai nuk ka frikë të vdes nga coronavirusi.

Pandemia që ka përfshirë pothuajse të gjithë botën, ka prekur edhe shumë sportistë që tashmë janë në vetëizolim dhe po qëndrojnë në shtëpitë e tyre.


Boksieri Pacquiao ka thënë se nuk ka frikë të vdes nga virusi, derisa ka zbuluar se ai po e ndihmon vendin e tij në këtë situatë.

Top dhjetë sportistët më të paguar të dekadës - fillon me Mayweather, mbaron me Hamilton
Lexo po ashtu Top dhjetë sportistët më të paguar të dekadës - fillon me Mayweather, mbaron me Hamilton

Boksieri ka ndihmuar në pagimin e 50,000 kompleteve të testimit dhe 700,000 maskave të fytyrës për popullin e tij filipinas.

Manny Pacquiao (Foto: Christian Petersen/Getty Images/Guliver)

41-vjeçari pretendon se nuk ka frikë se atë do ta kapë virusi dhe do të vdesë sepse ai duhet të jetë në vijën e parë duke ndihmuar.

“Nëse jeni udhëheqës, duhet të udhëhiqni dhe t’i lini njerëzit të shohin që jeni me ta”, ka thënë  ai.

Renditja e boksierëve më të mirë për vitin 2019 duke mos e llogaritur kategorinë në të cilën garojnë
Lexo po ashtu Renditja e boksierëve më të mirë për vitin 2019 duke mos e llogaritur kategorinë në të cilën garojnë

“Ju nuk duhet të fshiheni sepse keni frikë. Jam rritur i varfër, kështu që e di se çfarë ndjejnë ata”, ka shtuar më tej Pacquiao.

Filipinezi pritet që të rikthehet në ring në muajin korrik dhe nuk ka luftuar që kur fitoi ndaj Keith Thurman për të fitua titullin WBA në peshat super të lehta. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Thellohet skandali – Florentino Perez takoi gjyqtarin para nisjes së El Clasicos

Thellohet skandali – Florentino Perez takoi gjyqtarin para nisjes së El Clasicos

La Liga
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Ndërkombëtare
Kalo në kategori