LAJMI I FUNDIT:

Mandy Moore rikthehet në skenë pas dhjetë vitesh

Mandy Moore rikthehet në skenë pas dhjetë vitesh
Mandy Moore (Foto: Getty Images/Guliver)

Fansat e Mandy Moore mund të kenë menduar se do ketë ‘vetëm shpresë’ për projekte të reja nga këngëtarja, e cila nuk ka publikuar një këngë origjinale që një dekadë.

Por, interpretuesja befasoi ndjekësit e saj në rrjetin social, Twitter të martën, teksa paralajmëroi këngën e re dhe bëri të ditur se do publikojë një album në të ardhmen.

“Kanë kaluar dhjetë vjet që kur kam lëshuar muzikë dhe jam entuziasmuar që të ndaj me juve projektin e radhës”, ka shkruar Mandy në mëngjesin e së martës. “Ka qenë një rrugë e vështirë për të arritur këtu, por ja vlen. Do vijnë edhe më shumë”, shton më tej 35-vjeçarja.


Mandy Moore rikthehet me këngë të re (Foto: Twitter)

Ndërkaq, Moore ka folur me New York Times në fillim të këtij viti në lidhje me ish-burrin e saj, këngëtarin Ryan Adams, i cili dyshohet për abuzim psikologjik.

Ylli amerikan tha se Adams e dekurajonte atë të punonte me prodhuesit ose menaxherët e tjerë dhe të “zotëronte” arritjet e tij mbi të.

“Sjellja e tij kontrolluese në thelb nuk e bllokoi aftësinë time për të bërë lidhje të reja në industri gjatë një kohe shumë të rëndësishme dhe potencialisht fitimprurëse”, ka thënë Mandy për The Times.

Mandy Moore dhe Ryan Adams (Foto: Kevin Mazur/WireImage)

Çifti u divorcua në vitin 2016 dhe ajo është martuar sërish.

Moore nuk ka lëshuar ndonë album që nga “Amanda Leigh” në vitin 2009, por kjo nuk do të thotë që ajo është larguar tërësisht nga muzika. Ajo huazoi vokalin e saj në filmin e Disneyt në vitin 2010, “Tangled” si Rapunzel dhe performoi këngën”Invisible Ink” si personazhi i saj, Rebecca Pearson në dramën e hitit të NBC “This is Us”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Magazina
Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Magazina
Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Magazina
Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Magazina

"Mu ngushtua për brenda zemra, desha të ikja", Gjesti diskuton me Eglin pas momentit kur dyshohet se tentoi të arratisej nga BBVA

Magazina
Momenti kur banorët vërejnë mungesën e Gjestit pas tentativës për arratisje

Momenti kur banorët vërejnë mungesën e Gjestit pas tentativës për arratisje

Magazina
Kalo në kategori