LAJMI I FUNDIT:

Mancini tregon arsyen se pse nuk i ftoi në kombëtaren italiane Keanin dhe Zaniolon

Mancini tregon arsyen se pse nuk i ftoi në kombëtaren italiane Keanin dhe Zaniolon

Trajneri i ekipit kombëtar të Italisë, Roberto Mancini ka zbuluar arsyen se pse nuk i ka ftuar në përfaqësuese Moise Kean dhe Nicolo Zaniolon.

Dyshja ishte vonuar në tubimin e ekipit të të rinjve për kampionatit evropian dhe kjo ka ndikuar që të mos ftohen në ekipin e parë italian – shkak mos disipline.

“Ata nuk kanë bërë asgjë serioze, por kjo do t’i ndihmojë për të ardhmen, të dinë se si të sillen kur janë jashtë shtëpisë për 40 ditë”, tha Mancini.

Kean, i cili kohët e fundit u transferua nga Juventusi në Everton, debutoi në përfaqësuesen e parë të Italisë në muajin mars kundër Finlandës në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2020 dhe në atë kohë u bë futbollisti më i ri që nga viti 1958, i cili shënoi gol për azurrët.

Mancini kishte ftuar një vit më parë edhe futbollistin Zaniolon përpara se të debutonte në Serie A për Romën.

Italia do të luajë ndeshjen kundër Armenisë të enjten dhe do të udhëtojë në Finlandë tre ditë më vonë për kualifikimet në Euro 2020. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori