LAJMI I FUNDIT:

Mancini pas shortit të Euro 2020: Grup i baraspeshuar, nuk jemi favoritë

Mancini pas shortit të Euro 2020: Grup i baraspeshuar, nuk jemi favoritë
Vladimir Petkovic, Senol Gunes, Roberto Mancini dhe Ryan Giggs (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Roberto Mancini paralajmëroi se Italia është në një grup shumë të ekuilibruar me Turqinë, Zvicrën dhe Uellsin në Euro 2020, ndërsa shtoi se nuk janë favoritë.

Azzurrët ishin në vazot kryesor në short pasi u kualifikuan me një rekord 100 për qind të 10 fitoreve nga 10 ndeshje në grup.

Ata shmangën me sukses skuadrat e rrezikshme si Franca dhe Portugalia, pasi të dyja përfunduan në të njëjtin grup me Gjermaninë.

Pas shortit, trajneri i Italisë, Mancini ka thënë se gjenden në një grup të baraspeshuar dhe kombëtarja e tij nuk është favorite.

Të gjitha grupet e Euro 2020 - Grupi F cilësohet si i 'vdekjes'
Lexo po ashtu Të gjitha grupet e Euro 2020 - Grupi F cilësohet si i 'vdekjes'

“Është gjithmonë mirë të shohësh një short, çdo ekip në fazën e fundit është konkurrues. Ne mund të kishim Francën, por në fund të ditës, është një grup shumë i baraspeshuar”, ka thënë fillimisht Mancini.

“Ne nuk jemi favoritët, pasi të gjitha këto ekipe luajnë një futboll të mirë. Fakti që po luajmë në Romë është një avantazh i vogël, por çdo ndeshje do të jetë akoma e vështirë”.

Mancini gjatë një stërvitje të Italisë (Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

“Dua të veçoj Uellsin, sepse ata luajnë një futboll të shkëlqyeshëm dhe kanë shumë nga lojtarët e tyre në Ligën Premier. Ata janë të fortë dhe nuk janë të lehtë për tu mposhtur”

“Nëse duam të arrijmë në gjysmëfinale dhe finalen në Londër, duhet të kalojmë tërë udhëtimin”.

Mancini: Italia synon të fitojë Euro 2020
Lexo po ashtu Mancini: Italia synon të fitojë Euro 2020

“Çdo lojë mund të jetë e parashikueshme në letër, por Kroacia, për shembull është nën-kampion i Kupës së Botës. Pra, le të përqendrohemi në fitimin e grupit”.

“Asgjë nuk duhet të merret si e mirëqenë. Ndoshta disa nga favoritët do të eliminohen herët, por nëse doni të shkoni deri në Wembley, duhet të mundni të gjithë përpara jush”.

“Ne jemi duke bërë mirë, por ka shumë punë për të bërë dhe duhet të përmirësojmë një pjesë të madhe nga këtu në Euro. Tani unë përballem me një problem të madh duke zbardhur skuadrën time për vetëm 23 lojtarë”, përfundoi italiani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori