LAJMI I FUNDIT:

Mancini pas humbjes nga Maqedonia e Veriut: Ky është zhgënjimi më i madh në karrierën time

Mancini pas humbjes nga Maqedonia e Veriut: Ky është zhgënjimi më i madh në karrierën time

Përzgjedhësi i Italisë, Roberto Mancini, ka folur në konferencën për shtyp në stadiumin “Renzo Barbera”, pas disfatës nga Maqedonia e Veriut.

Humbja 1-0 e lë Italisë jashtë Kampionatit Botëror Katar 2022.


“Nuk di çfarë të them, ky është shumë më tepër se një zhgënjim, diçka e pabesueshme ka ndodhur sonte. Ne e merituam të fitonim, të ishim në Kupën e Botës, por fati nuk ishte në anën tonë sot”.

“Më vjen shumë keq për lojtarët, të cilët janë të shokuar në dhomat e zhveshjes. Fitimi i EURO 2020 ishte kulmi i karrierës sime, por ky sot është zhgënjimi im më i madh dhe i pa konkurrencë”, ka thënë Mancini.

Një pjesë e publikut kërkuan menjëherë dorëheqjen e trajnerit, por ai nuk pranoi të jepte një koment konkret për të ardhmen e tij.

“Tani nuk është koha për të folur për të ardhmen time, sepse zhgënjimi është shumë i madh. Jemi të gjithë në shok, ka një moment që kjo temë do të mendohet dhe diskutohet. Për një gjë jam i sigurt, një e ardhme e ndritur për këtë brez të kombëtares italiane ”, ka thënë timonieri i Azzurr. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori