LAJMI I FUNDIT:

Mancini konfirmon skuadrën e Italisë për finalet e Ligës së Kombeve

Mancini konfirmon skuadrën e Italisë për finalet e Ligës së Kombeve

Roberto Mancini ka konfirmuar listën e tij me 23 lojtarë për finalet e Ligës së Kombeve, duke përfshirë pesë yje të Interit, por jo edhe yllin e Lazios, Mattia Zaccagni.

Azzurrët kanë qenë duke u stërvitur në Forte Village me një skuadër paraprake prej 26 lojtarësh, por Mancini ka bërë ndryshime për gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve.

Matteo Pessina dhe Domenico Berardi ishin tërhequr tashmë të hënën, ndërsa Federico Baschirotto, Alessandro Buongiorno, Alessandro Florenzi, Federico Gatti, Manuel Locatelli dhe Mattia Zaccagni nuk u përfshinë në skuadrën e fundit prej 23 lojtarësh.

Yjet e Interit, Francesco Acerbi, Alessandro Bastoni, Matteo Darmian, Federico Dimarco dhe Nicolo Barella do t’i bashkohen skuadrës në Coverciano të dielën ose të hënën pas finales së Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt më 10 qershor.

Pesë yjet e Interit do t’i bashkohen Italisë pas finales së Ligës së Kampionëve

Mateo Retegui vjen përsëri në skuadër pasi shënoi dy gola në dy paraqitjet e para me kombëtaren në mars, kundër Anglisë dhe Maltës.

Lojtarët e Italisë do të mbërrijnë në Coverciano të dielën në mbrëmje dhe do të fillojnë stërvitjet të hënën.

Ata do të fluturojnë për në Holandë të mërkurën ku do të përballen me Spanjën në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve të enjten, më 15 qershor, ndërsa nëse fitojnë luajnë në finale me 18 qershor ndaj Kroacisë ose Holandës.

Skuadra e Italisë në Ligën e Kombeve

Portierë: Gianluigi Donnarumma (Paris Saint Germain), Alex Meret (Napoli), Guglielmo Vicario (Empoli);

Mbrojtës: Francesco Acerbi (Inter), Alessandro Bastoni (Inter), Leonardo Bonucci (Juventus), Matteo Darmian (Inter), Giovanni Di Lorenzo (Napoli), Federico Dimarco (Inter), Leonardo Spinazzola (Roma), Rafael Toloi (Atalanta);

Mesfushorët: Nicolo Barella (Inter), Bryan Cristante (Roma), Davide Frattesi (Sassuolo), Jorginho (Arsenal), Lorenzo Pellegrini (Roma), Marco Verratti (Paris Saint Germain), Nicolo Zaniolo (Galatasaray);

Sulmuesit: Federico Chiesa (Juventus), Wilfried Gnonto (Leeds), Ciro Immobile (Lazio), Giacomo Raspadori (Napoli), Mateo Retegui (Tigre);

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori