LAJMI I FUNDIT:

Manchester United dhe Borussia Dortmund kanë marrëveshje në parim për huazimin e Jadon Sancho – priten të mbushen edhe disa detaje

Manchester United dhe Borussia Dortmund kanë marrëveshje në parim për huazimin e Jadon Sancho – priten të mbushen edhe disa detaje

Manchester United dhe Borussia Dortmund kanë përparuar në negociatat për huazimin e Jadon Sancho brenda këtij muaji, shkruan Sky Sports.

Dy skuadrat kanë bërë një ‘marrëveshje të gjerë’ pavarësisht mosmarrëveshjes për opsionin e transferimit të përhershëm.


Borussia Dortmundi thuhet se dëshiron të ketë opsionin për të nënshkruar me Sanchon përgjithmonë gjatë verës.

Megjithatë, Manchester United nuk dëshiron t’ia lë aktualisht këtë mundësi gjermanëve.

Sky Sports shkruan se Man United edhe Borussia Dortmund janë të gatshëm të marrin një vendim tjetër, përfundimtar për të ardhmen e anglezit gjatë verës.

Aktualisht nuk ka një afat kohor se kur do të shpallet zyrtarisht marrëveshja pasi ka ende disa çështje për tu mbyllur, veçanërisht në lidhje me pagën e tij.

Borussia Dortmund fillimisht donte që Sancho t’i bashkohej seancës së tyre stërvitore në Marbella këtë fundjavë, por kjo duket e pamundur aktualisht për momentin. /Telegrafi/